Anëtarë të kryesisë së LDNJ, i bashkohen partisë së Dules
Përfaqësues të kryesisë se Lëvizjes për të Drejtat e Njeriut kanë deklaruar shkëputjen e tyre nga kjo forcë politike dhe iu bashkëngjitën partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, të Vangjel Dules. Fakti u bë publik nga ish-anëtarja e kryesisë së LDNJ, Evgjeni Kota, e cila kritikoi ish-kryetarin e saj Karamelo për neglizhencë të interesave të minoritetit grek.
Bashkohemi me PBDNJ për të qenë brenda vetes dhe komunitetit tonë. Të bashkuar punojmë më shumë, fitojmë më shumë, arrijmë më shumë. Një familje e bashkuar është shumë herë më e konsoliduar dhe më e kompletuar. Puna e secilit prej nesh do të jetë në partinë tonë tashmë një force që do të sjellë dinamikë të re për të arritur dhe tejkaluar objektivat e përcaktuar, deklaroi Evgjeni Kota.