E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndoka prezanton kandidatët romë për zgjedhjet

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka nën moton Romi për Romin ka prezantuar dy kandidatët e këtij komuniteti në Tiranë për zgjedhjet e 28 qershorit. Meleqe Rrenja dhe Ibrahim Likzelia, të cilët sipas Ndokës janë një shenjë që PDK-ja është një parti, e cila respekton vlerat, traditën dhe komunitetet. Me mbështetjen tuaj do të jenë një zë i fuqishëm në parlament, do të jenë avokatët tuaj nesër në politikën shqiptare. Unë e kam përshëndetur edhe sloganin që vetë e kanë propozuar,Romi për Romin dhe besoj se është shumë e rëndësishme që romi në radhë të parë të votojë për romin për të zgjidhur dhe për të kërkuar të drejtat e tyre legjitime, theksoi Ndoka. Prezantimi i kandidatëve romë për kryeqytetin përkoi me festën e Shën Gjergjit një festë pagane e këtij komuniteti. Vetëm në Tiranë ky komunitet numëron disa dhjetëra mijë vetë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›