E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Shqipëria është rinuar

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli vlerësoi arritjet e deritanishme të kësaj qeverie. Sipas saj, shqiptarët po jetojnë në një Shqipëri të re, sepse ka rrugë të reja, infrastrukturë të re e shkolla të reja. Gjatë takimit të zhvilluar me banorë të Fushë- Arrëzit, kryetarja Topalli ka theksuar se bashkia e këtij qyteti, edhe pse është një ndër bashkitë e largëta në veri të vendit, kjo zonë ka afruar distancat me qytetet e tjera, ka ndryshuar ndjeshëm falë investimeve prej afro 800 milionë lekësh të buxhetit të shtetit. Duke u ndalur në reformat e mëdha të miratuara në parlament, Topalli u shpreh se doktrina e re ekonomike, e cila është e bazuar në rritje rrogash, ulje taksash, rritje pensionesh, luftë kundër korrupsionit, është doktrina që ka bërë të mundur që Shqipëria të ndryshojë. Rikonstruksioni i ujësjellësve dhe kanalizimeve në këtë qytet kap një vlerë prej 130 milionë lekë, punimet në infrastrukturë kaluan mbi 30 milionë lekë, ndërtimi i qendrës shëndetësore  kushtoi 20 milionë lekë, etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›