Kushtetuesja rrëzon qeverinë për spiunët

Kërkesa për dosjet, e pambështetur në ligj
Gjykata Kushtetuese ka rrezuar kërkesën e qeverisë për përjashtimin e 4 gjyqtarëve në shqyrtimin e ankimimit të ligjit të Dosjeve, duke e cilësuar kërkesën e palës kërkuese të pambështetur me ligj dhe se pretendimet e saj ishin hipotetike. Pas vendimit për pezullimin e zbatimit të ligjit të Dosjeve, dhënë më 16 shkurt, Gjykata Kushtetuese ka zhvilluar shqyrtimin e ligjit, i cili është kritikuar si nga opozita ashtu edhe nga ndërkombëtarët, si cenim i institucioneve bazë të vendit. Në fillim të procesit, përfaqësuesi ligjor i Këshillit të Ministrave, Viktor Guni i kërkoi Gjykatës Kushtetuese përjashtimin nga trupi gjykues i 4 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Konkretisht përfaqësuesi ligjor Viktor Guni kërkoi përjashtimin e gjyqtarëve Vladimir Kristi, Petrit Plloci, Kujtim Puto dhe Fehmi Abdiut, me pretendimin se kanë konflikt interesi me këtë ligj, pasi në kohën viteve të diktaturës kanë dhënë vendime politike.
Gjykata Kushtetuese merr në shqyrtim kërkesën e PS, KSHH dhe SHKP
Kërkesa e qeverisë është cilësuar antikushtetuese nga përfaqësuesja ligjore e PS-së Shega Ligori si dhe nga përfaqësues të Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe Shoqata e Prokuroreve. Kjo kërkesë u mbështet nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka hedhur poshtë kërkesën e përfaqësuesit ligjor të Këshillit të Ministrave, Vladimir Guni, për largimin e katër anëtarëve të kësaj gjykate. Trupi gjykues, pasi e shqyrtoi këtë kërkesë, e hodhi poshtë atë, duke e cilësuar të paargumentuar dhe duke theksuar se funksioni kryesor i Gjykatës Kushtetuese si institucion Kushtetues është mosbllokimi i institucionit, pasi kjo do të krijonte një precendet të rrezikshëm. Në këtë mënyrë, Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim kërkesën e grupit të deputetëve të PS-së, Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe Shoqatës Kombëtare të Prokurorëve për rrëzimin e ligjit të Lustracionit, i miratuar në fund të vitit të kaluar në Kuvend, vetëm me votat e maxhorancës. Në mbështetje të Kushtetutës, Gjykata rrëzoi kërkesën për cënim të paanshmërisë, me argumentin se në raport me bllokimin e institucionit Kushtetues, ka përparësi mos bllokimin e institucionit kushtetues, sqaroi anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Sokol Berberi, i cili lexoi vendimin e marrë nga kjo Gjykatë. Gjatë seancës së djeshme, maratonë e cila zgjati për rreth 5 orë, trupi gjykues u njoh me argumentet e paraqitura nga përfaqësuesit ligjor të 3 palëve ankimuese dhe konkretisht, një grupi deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë, Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe Shoqatës Kombëtare të Prokurorëve, të cilët e konsiderojnë antikushtetues ligjin e Lustracionit. Gjithashtu, përfaqësuesit ligjor të Kuvendit të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave paraqitën argumentet e tyre në mbrojtje të këtij ligji, i cili sipas tyre, është konform Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe është hartuar sipas modelit të ligjit çek. Ky ligj është më i favorshëm për subjektet, të cilat i nënshtrohen se sa ligjet e tjera të zbatuara në vendet ish- komuniste, argumentuan ata. Gjykata Kushtetuese do të mblidhet në një seancë tjetër për të marrë vendimin përfundimtar lidhur me ligjin, pra nëse ai do të mbetet në fuqi, apo do të rrëzohet si i papajtueshëm me Kushtetutën. Ligji i Dosjeve, u miratua nga Kuvendi më 22 dhjetor të vitit 2008 vetëm me votat e maxhorancës. Opozita e majtë refuzoi të votojë për këtë ligj, duke e cilësuar atë antikushtetues. Në këtë drejtim, 36 deputetë socialistë i'u drejtuan Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar pezullimin e zbatimit të këtij ligji. Kërkesa e tyre konsiston në shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve. Aktualisht ligji, edhe pse i miratuar, nuk mund të zbatohet për shkak të një vendimi të mëparshëm të kësaj gjykate për ta pezulluar atë.