E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi në Lushnje: PD mbajti premtimet e 4 viteve më parë

Ministri i Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi ka zhvilluar një takim me banorët e komunës Golem në Lushnje, ku u ndal në veçanti tek investimet e kryera në zonat rurale gjatë këtyre katër viteve. Sipas tij, këto investime janë shprehje të premtimeve konkrete të mbajtura nga Partia Demokratike. Thamë se do të investojmë për kullimin, pasi të gjithë ata që merren me bujqësinë e dinë fare mirë se problemi i ujitjes ka qenë themelor, për shkak të të famshmeve Shoqata të Ujit, të cilat nuk funksionuan kurrë, deklaroi Olldashi. Këto investime në zonat rurale kapin shifrat e 1.2 miliard dollarëve. Duke folur me banorët e Komunës Golem, ministri Olldashi kujtoi edhe njëherë premtimet e mbajtura nga qeveria demokratike gjatë kësaj legjislature.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›