Anëtarësia e dyzuar - nuk kupton ku mbaron shakaja dhe ku fillon serioziteti i Edi Ramës
Post-greva socialiste
Post greva e pretenduar e urisë së ndoca deputetëve e militantëve të PS-së, zbulon konsiderata dhe vlerësimet e vetë udhëheqësve socialistë për këtë “aksion politik”.
Në PS, tregonin dje se “lutja” e Edi Ramës ndaj grevistëve, që të linin çadrat, nuk ishte e nevojshme, sepse grevistët mezi e kishin pritur atë çast.
Para komunikimit publik, mësohet se Edi Rama, në kuadrin e “transparencës”, kishte shprehur mendimin që t’ju merrej lejë grevistëve, në se deshën apo jo të dilnin nga çadra.
“Le ti pyesim a duan të dalin nga greva”, kishte kërkuar Edi Rama.
Dhe për t’ia plotësuar këtë dëshirë kryetarit, këshilltarët e tij, në prezencë të Edi Ramës vetë i kishin pyetur grevistët.
Pa mbaruar artikulimi i pyetjes, mësohet se grevistët një zëri ishin përgjigjur “Gjithmonë gati”.
* * *
Debatet e “post-grevës”, janë zhvendosur dje edhe në bashkinë e Tiranës. Meqenëse prej ditësh Edi Rama nuk shkel në atë godinë, ai i kishte “deleguar” disa kompetenca Dash Pezës, duke i varur në qafë edhe çelat për të hapur e për të mbyllur dyert.
Nën kujdesin e Dash Pezës dje, mësohet se dje në bashkinë e Tiranës është diskutuar edhe për çeljen e bulevardit. Ndër mendimet që siguroi shumicën dhe që ju la në dorë Edi Ramës, ishte propozimi që ai (Edi Rama) duhet t’i përcjellë Këshillit të Ministrave, që dita 19 maj, dita e mbylljes së grevës së pretenduar të urisë, të shpallet si ”dita e shoferëve”. Këtë propozim, vartësit e Edi Ramës në bashkinë e Tiranës, e motivonin me “çlirimin” e bulevardit dhe lënien e tij në dispozicion të qarkullimit të automjeteve.
Pritet që pas kthimit të Edi Ramës nga Strasburgu, këtë propozim me firmën e tij t’ia përcjellë Këshillit të Ministrave, i cili do të vendosë nëse data 19 maj duhet të jetë apo jo “Dita e shoferëve”.
* * *
Ngado që vërtiteshin dje muhabetet, sërish ato rrotulloheshin te ngujimi në çadër. Duke e përqasur “Reallity show”-n e socialistëve me “Big Brother 3”, nuk mungonin opinionet, se kush nga këto shfaqje, ishte më e arrira.
Sigurisht, nuk mungonin mendimet e ndryshme, pse “Big Brother 3” ishte më i arrirë, apo pse “Reallity shoë” i socialistëve ishte më i arrirë.
Me gjithë mendimet e ndryshme, dukshëm binte në sy dje që mendimi më mbizotërues, ishte ai që vlerësonte “Reallity show”-n e PS-së. Pika që meritoi vlerësimin më pozitiv, ishte ajo që kishte të bënte me kushtet e këqija të akomodimit, të socialistëve, krahasuar me luksin e banorëve të “Big Brother 3”.
Kjo e keqe pati një të mirë, sepse, me gjithë kushte e këqija të jetesës, deputetët e militantët,a rritën të dhuronin më shumë spektakël se sa bashkëbanorët e Klodit te “Big Brother 3”. Me pak fjalë, Klodi dhe shokët e tij, kaluan në vend të dytë me spektaklin e tyre, krahasuar me spektaklin që dhuruan, Olta, Shegushja, Besniku, Blendi, Elisa, Elsa, Fatmiri, Taulanti, Arbeni, Iliri, Erioni...etj., etj...
* * *
Megjithëse për nga vlerësimi si spektakël, ngujimi i socialistëve, ua kaloi ngujimit të Klodit dhe shokëve të tij, në raport me qëllimin e tij, larg një shoë, sikurse u katandis, ky ngujim, komentohej negativisht dje nga anëtarësi dhe udhëheqësit e PS-së.
Vetë Edi Rama, mësohet të jetë mbrëmjen e së mërkurës, në përfundim të protestës, se, “dështuam me sukses”.
Militantë e shumtë të grumbulluar rreth tij në atë moment, instinktivisht reagon me brohoritma të tipi “urraaaaa....”.
Edi Rama, nisur nga brohoritmat e mbështetësve të PS-së, e çoi edhe më tej talljen e tij, duke shtuar, “Jemi të dhjerë, por po dalim krenarë... 19 ditë pa bukë, për ta prishur me mut”.
Militantët edhe pas këtij “saktësimi” të Edi Ramës, duke besuar se ai edhe ishte duke bërë shaka, si edhe duke mos dashur t’i marrin si të vërteta këto “shaka” vazhduan edhe për disa sekonda me “urraaaaa”-të e tyre...
Vetëm shikimi vëngër dhe një sharje nëpër dhemb e Edi Ramës, bëri që militantët të kuptonin se ai vetëm shaka nuk po bënte me ato që thoshte...
Thënia e ditës i takon Luan Hajdaragës
“ç’ishte e gjithë kjo dëshirë për të ngrënë fshehur...”
Nga gjithë përcaktimet e ngujimit të deputetëve e militantëve socialistë, në një grevë urie të mbetur në tentativë, ajo që ka qarkulluar dje në radhët e anëtarësisë dhe udhëheqjes së PS-së, ka qenë një shprehej e Luan Hajdaragës. Në një rreth të ngushtë miqësor, mësohet se Luan Hajdaraga të jetë shprehur... “ç’ishte e gjithë kjo dëshirë për të ngrënë fshehur...”.
Pas kësaj, është e tepër të thuhet e përshkruhet, gazin dhe harenë që përfshiu pjesëmarrësit në tavolinë me Luan Hajdaragën.