E Diel, 1 Nëntor 2026

“Asnjë tolerim antikushtetues, do t’u përmbahemi ligjeve”

Mazhoranca deklaron se është e gatshme për nisjen e dialogut me palën opozitare

Shumica parlamentare shprehet se nuk do të tolerojë asgjë në raportet e saj me opozitën, por do t’i përmbahet kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Deputeti demokrat dhe kryetari i Komisionit të Jashtëm parlamentar, Fatos Beja, deklaroi dje se mazhoranca do t’i përmbahet kushteve ligjore, por njëherazi garantoi se është e gatshme për nisjen e dialogut me opozitën. Duke iu referuar takimit të kryeministrit Berisha dhe kreut të opozitës Rama në Strasburg, Beja tha se është një shenjë e mirë për shtrirjen e dialogut dhe të debatit politik.
“Nuk është se atje është shkopi magjik, nuk ka dyshim që gjithë kjo që thashë lidhet pikërisht me një perspektivë, jo thjesht të ditëve të ardhshme po të ditëve, javëve, muajve. Do të ketë patjetër dialog, debate, mbrojtje interesash të kundërta”- tha Beja.
Sipas tij, i humburi nga keq përdorimi i ndërkombëtarëve do të jetë pikërisht Edi Rama. “U provua që çdo radikalizim nuk ta ofron zgjidhjen. Përdorimi i ndërkombëtareve për nevoja të ditës, të opozitës, nuk besoj se është frytdhënëse, sepse shqiptarët shikojnë të gjithë, gjykojnë të gjithë, kuptojnë të gjithë”- vuri në dukje deputeti Fatos Beja.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›