E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anëtarësimi, BE-ja anulon raundin e bisedimeve me Kroacinë



Bashkimi Europian ka anuluar raundin tjetër të bisedimeve për anëtarësimin e Kroacisë në bllok. Shkak është bërë vazhdimi i sherrit kufitar me Slloveninë. Këto bisedime janë ndërprerë deri në një njoftim të ardhshëm. Konflikti për gjirin e Piranit, që ndodhet në kufi me Slloveninë, po mban pezull bisedimet për anëtarësimin e Kroacisë. Afati për këtë anëtarësim është vendosur për 2010-2011-n. Sllovenia, që hyri e para në Bashkimin Europian dhe në NATO, është bërë vazhdimisht pengesë për Kroacinë për shkak të këtij territori. Por, pavarësisht nga kjo bllokadë, Kroacia hyri në NATO bashkë me Shqipërinë në prill të këtij viti. Ndërkohë BE-ja nuk jep asnjë datë të saktë për fillimin e bisedimeve me Kroacinë, duke vënë si kusht zgjidhjen e konfliktit kufitar me Slloveninë. Kroacia është vendi i vetëm për të cilin Bashkimi Europian ka caktuar afat anëtarësimi.

24 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›