E Diel, 1 Nëntor 2026

Godet një grup i trafikimit të klandestinëve, drejtohej nga një grua



Gjirokastër – Gruaja “forcë e madhe” atëherë dhe tani. Këtë lë të kuptohet një 33 - vjeçare teksa policia dyshon se drejtonte një rrejt të trafikut të qenieve njerëzore. Kur ka përfunduar operacionin “Parkimi i fundit” Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga tre persona nën akuzën e trafikut të klandestinëve drejt shtetit Grek. Pas hetimeve disa mujore uniformat blu kanë mundur të arrestojnë në flagrancë 33-vjeçaren Marjana Nako, 48-vjeçarin Lame Dhandili dhe 37-vjeçarin Artur Stroka, të tre lindur dhe banues në Gjirokastër. Tre të arrestuarit dyshohet se bënin të mundur kalimin e paligjshëm të kufirit të personave të ndryshëm kundrejt një shume parash. Burime policore thanë për gazetën “Albania” se grupi dyshohet se drejtohej nga 33-vjeçarja Marjana Nako, e cila rekrutonte klandestinët nga lidhjet e saj në qytete të ndryshme si Dibër, Durrës, Berat, Fier, Lushnjë, etj. Po sipas policisë, më pas klandestinët kaloheshin përmes kufirit jeshil në të dy anët e doganave, “Tre Urat” dhe nga “Kakavija” kundrejt shumave prej 1800 deri në 2000 Euro për person. Në kalimin e paligjshëm të kufirit të këtyre shtetasve kundrejt shumave të parave Marjana Nako, ndihmohej nga Lame Dhandili dhe Artur Stroka, si dhe nga persona të tjerë të identifikuar nga policia, e cila po punon për kapjen e tyre. Burime nga policia thanë se investigimi për zbulimin e këtij grupi, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër kishte nisur muaj më parë dhe u finalizua dje, pas grumbullimit të provave ligjore në ngarkim të tre personave. Ky aktivitet është ushtruar në mënyrë të vazhdueshme muajt e fundit duke ndihmuar për kalim të paligjshëm dhjetëra shtetasve. Gjykatën e rrethit Gjyqësor Gjirokastër, vendosi sot masën e sigurisë “Arrest në burg’ për të tre të arrestuarit të cilët akuzohen për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit me qëllim fitimin” e kryer në bashkëpunim. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, 300 Euro, automjeti tip “Kia” në pronësi të 33-vjeçares Marjana Nako, me targa të huaja MYH 12 44, dhe automjeti tip “Audi” në pronësi të 37-vjeçarit Lame Dhandili me targë GJ 91 35 A, si dhe gjashtë celularë të cilët i përdornin personat e arrestuar për realizimin e trafikimit të klandestinëve.

Nuk i kthente borxhin prej 5 milionë lekësh, e godet rëndë me levë në kokë

Korçë – I kishte marrë prej kohësh 5 milionë lekë borxh, por nuk ia kthente. Dëshira dhe ankthi për t’i pasur me çdo kusht ato, e ka detyruar 45-vjeçarin Vasfi Mançellari që ta godasë me levë në kokë 68-vjeçarin Dervish Kapri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 5 të Pogradecit dhe sipas të dhënave për gazetën “Albania”, për fat të mirë i dëmtuari nga goditja e levës, rezulton jashtë rrezikut për jetën. Forcat policore nga ana e tyre kanë kryer veprimet procedurale dhe autori do të ndiqet në gjendje të lirë.

24 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›