Ishin në prag ndarjeje, 27 - vjeçari plagosi të dashurën dhe veten
Genci Ilnica ka qëlluar me armë drejt 19 vjeçares Elsa Telhai. Bashkëjetonin te Rruga Ura, ngjarja pas një grindjeje për ndarje
Tiranë- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e djeshme në vendin e quajtur Rruga Ura në kryeqytet. 27 vjeçari Genci Ilnica ka plagosur me armë tip pistoletë 19 vjeçaren Elsa Telhai, e më pas 27 vjeçari është vetë plagosur.
Ngjarja
Dy të rinjtë bashkëjetonin me njëri-tjetrin, por ishin në prag ndarjeje. Burime nga policia bëjnë të ditur se shkak i kësaj plagosjeje ka qenë një grindje mes çiftit gjë e cila ka shtyrë 27 vjeçarin Ilnica të qëllojë me armë. Ngjarja ka ndodhur në banesën ku ata vetë bashkëjetonin. Të dy janë transportuar me urgjencë në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe sipas burimeve nga spitali janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e saj. Një nga pistat e hetimit se një grindje e ndodhur mes tyre, por ende policia nuk ka dalë me një komunikim zyrtar.
Rastet
Ky nuk është rasti i vetëm kur meshkujt hapin zjarr mbi të dashurat, të fejuarat apo dhe gratë e tyre. Dy javë më parë Policia e Lezhës ka venë në pranga babain e 2 fëmijëve pasi tentoi të vriste ish-të dashurën, pasi para 6 muajve, vajza i kishte dhënë fund lidhjes me 40-vjeçarin, pasi kishte mësuar se ai ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë. I inatosur, Preng Gjoka kërcënoi disa herë ish-të dashurën e tij dhe familjen e kësaj të fundit. Por 40-vjeçari nuk u mjaftua me kaq më 10 prill ai ka zbazur breshëri plumbash automatiku mbi banesën e familjes së Bardhok Kolës në fshatin Tresh të Lezhës. Fatmirësisht nuk pati viktima por u thyen vetëm xhamat e shtëpisë së Kolajve. Më 7 shkurt të po këtij viti një 23 –vjeçar qëlloi me pistoletë -ish të dashurën dhe shokun e saj në një banesë në rrugën “Don Bosko” në Tiranë. Fatos Brahimi nuk kishte mundur të duronte ndarjen nga e dashura 22 vjeçe dhe lidhjen e saj me një djalë tjetër. Ndaj, ka pritur momentin kur e ka gjetur përkrah të dashurit të ri. Në mes të rrugës nuk ka hezituar t’i qëllojë me pistoletë, duke i lënë të dy të plagosur. Dy vjet më parë një i riu nga Elbasani hapi zjarr mbi të dashurën e tij e më pas i dha fund jetës, ndërsa një rast tjetër i takon po viti 2007 kur një emigrant vjen të martohet me vajzën e zemrës por ajo e refuzoi ndaj në trishtim e sipër ai e dhunoi. Në Elbasan një 25 vjeçar ka shkuar në shkollën e së dashurës dhe në grindje e sipër e hodhi atë nga kati i dytë, ngjarje kjo që daton më 20 shtator 2007.
24 Prill 2009