E Diel, 1 Nëntor 2026

Anëtarësimi, Bregu takon kryenegociatorin kroat

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, priti dje kryenegociatorin kroat për anëtarësimin në BE, Vladimir Drobnjak, me të cilin diskutoi rreth përvojës kroate në rrugën drejt integrimit në BE, përvojë kjo e vlefshme edhe për Shqipërinë. Zyra e shtypit e Ministrisë së Integrimit bëri të ditur se Drobnjak vjen në Tiranë, në një kohë kur Shqipëria po përgatitet për hyrjen në fuqi të MSA-së dhe dorëzimin e kërkesës së aplikimit për anëtarësim. Drobnjak do të konsultohet me zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare, si dhe me atë pjesë të administratës shtetërore, e cila koordinon procesin e integrimit për të dhënë kështu një kuadër të përgjithshëm të eksperiencës kroate në rrugën e saj drejt anëtarësimit. Sipas Bregut, "përvoja kroate është me vlerë, sepse do ta ndihmojë Shqipërinë që të shkurtojë kohë dhe të mos përsërisë gabimet që kanë bërë vendet e tjera në etapat e procesit të integrimit". Nga ana e tij, Drobnjak theksoi se e rëndësishme është që administrata shtetërore të jetë e ndërgjegjshme që volumi i punës sa vjen e shtohet dhe se për vendet që presin të anëtarësohen do të ketë më shumë kërkesa sesa ka pasur për vendet që tashmë janë anëtarësuar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›