“Anëtarësimi i FFK-së në UEFA, çështje ditësh”
• Sune Helstrëmer, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Suedisë dhe ekspert në paneling ...Jetmir Halilaj...administrativ të UEFA-s ka hequr të gjitha dilemat rreth anëtarësimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA dhe FIFA. Ai ka thënë se pranimi i FFK-së është çështje “ditësh”. Deklarata e suedezit është thënë disa ditë para së dielës, kur Kuvendi i Kosovës bëri deklaratën për shpalljen e pavarësisë. “Futbolli i Kosovës do të pranohet në institucionet ndërkombëtare. Se kur do të ndodhë kjo, nuk ka shumë rëndësi, meqë bëhet fjalë për një afat të shkurtër dhe është më shumë çështje procedure. Prandaj zyrtarët kosovarë duhet sa më parë të dërgojnë kërkesën për pranim në FIFA”, ka thënë Helstrëmer, gjatë takimit që pati këto ditë me Albert Bunjakun, zyrtarin e FFK-së për marrëdhëniet ndërkombëtare. Të njëjtat fjalë, drejtuesve të futbollit të Kosovës, u janë transmetuar edhe nga kryetari i Federatës së Futbollit të Suedisë, Lars-Ake Lagrel, dhe nga sekretarja e ish-presidentit të UEFA-s, Lenart Johansonit, Mija Lindber.VokrriI sapozgjedhuri në krye të FFK-së, Fadil Vokrri, ka thënë se qëllimi kryesor i tij dhe i stafit të Federatës së Futbollit të Kosovës do të jetë anëtarësimi në FIFA dhe UEFA. “Prioriteti ynë do të jetë ndërkombëtarizimi i futbollit kosovar. Shumë shpejt do të formoj një ekip ekspertësh, për të punuar në lidhje me anëtarësimin e FFK-së në FIFA dhe UEFA. Madje, do të kërkojmë edhe ekspertë të huaj për të na ndihmuar”, ka deklaruar Vokrri.Përkrahja e veçantë për Vokrrin pritet të vijë edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit. Madje, vetë kreu i FIFA-s në takimin që pati para disa ditësh me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, autorizoi këtë të fundit që me institucionin e tij të marrë përsipër mbështetjen konkrete të FFK-së. FSHF-ja deri në pranimin e FFK-së do të japë asistencë në të gjitha drejtimet, duke nisur nga përgatitjet e legjislaturës, të kuadrit profesional e të administratës e deri te projektet e infrastrukturës. Futbolli është sporti më masiv dhe më i popullarizuar në Kosovë. Për rreth 17 vite ky sport sikur edhe të tjerët ishin të privuar të zhvillohen normalisht për shkak se institucionet e drejtuara nga shqiptarët kanë refuzuar të mbajnë firmën e ish-Jugosllavisë. Klubet e futbollit nuk panë dritë as pas vitit 1999, kur Kosova ishte vënë në mbikëqyrje të OKB-së. FIFA dhe UEFA refuzuan në vazhdimësi pranimin e FFK-së, me arsyetimin se Kosova nuk është shtet i pavarur. Pretendimet Zyrtarët e tenisit, çiklizmit, atletikës, volejbollit dhe të shumicës së sporteve të tjera e pranojnë se pavarësia ka shmangur të gjitha barrierat procedurale për pranimin e tyre në institucionet ndërkombëtare, sidomos janë shumë entuziastë që nuk do të sakrifikohen interesat e sportistëve kosovarë për hatër të Serbisë. Të gjithë thonë se pranimi do të kryhet brenda vitit.TentativaRreth dy vjet më parë drejtuesit e Federatës së Kosovës i bënë një kërkesë FIFA-s për të nisur procedurat për anëtarësimin e FFK-së në organizatën botërore të futbollit, por kjo kërkesë nuk u mor parasysh për shkak se ende nuk ishte përcaktuar statusi i Kosovës. Futbolli në Kosovë është një nga sportet më popullore, por ka probleme të theksuara në infrastrukturë dhe në organizim.