Cana: Pavarësia më bën krenar
• “Jam krenar për vete dhe për popullin tim. Jam shumë i lumtur që u shpall pavarësia, sepse populli kosovar ka një shekull që e pret këtë ditë”, ka thënë Cana, mesfushori i përfaqësueses shqiptare dhe kapiteni i Olimpikut të Marsejës.Ai ka thënë për median franceze se ndihet i lumtur, sepse u realizua ëndrra e të gjithë shqiptarëve. “Eshtë një gjë që më bën shumë krenar, më jep shumë kënaqësi, sepse ne e kemi pritur me shekuj. Kjo pavarësi duhet të na shërbejë për të ecur përpara. Unë jam i lumtur për familjen time që është atje. Njerëzit e meritojnë. Unë jam shumë krenar për arritjen e Pavarësisë”, ka thënë Cana. Lojtari ka thënë se do të donte që të ishte në Kosovë ditën e shpalljes së Pavarësisë, por për shkak të impenjimeve shumë të rëndësishme me Marsejën, nuk mundi që të udhëtonte drejt Prishtinës. “Unë do të kisha dashur të isha atje të dielën, por ka disa gjëra të rëndësishme që më presin me Marsejën”, ka thënë futbollisti.