Anëtarësimi i Serbisë në BE, WAZ.EUobserver: Jo para 2018

Serbia mund ta fitoj statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, në rastin më të mirë, në vitin 2011, dhe e ka vështirë të anëtarësohet para vitit 2018. Kështua vlerëson WAZ.EUobserver duke shtuar se pritjet e Serbisë mbi integrimin evropain brenda pesë viteve janë joerale.
“Në rastin më të mirë, pa faktorët politikë që kontestojnë procesin,
Serbia nuk mund ta fitoj statusin e vendit kandidat paar vitit 2011.
Negociatat për antëarësim mund të fillojnë në vitin 2012 për t’i
përfunduar në vitin 2016 me anërarësim në vitin 2018. Por, duke pasur
parasysh komplikimet e mundshme gjatë procesit, viti 2020 është një
vlerësim real," thekson WAZ.EUobserver duke saktësuar se Beogradi ka
dorëzuar kandidaturën në dhjetorin e vitit 2009, por ajo nuk do të
shqyrtohet pa arrestimin e Ratko Mlaldiçit dhe dorëzimin e tijë në Hagë.
“Kur Beogradi dorëzon Mlladiçin, vendeve anëtare u duhen disa javë që
t’i japin mandat Komisionit Evropian për të hartuar mendimin për
aplikimin e Serbisë për çka duhet më shume se një vit. Deri më tani,
asnjë shtet anëtar i BE-së nuk e ka kushtëzuar statusin e vendi kandidat
me pranimin e Kosovës, por 22 nga 27 shtete antëare të BE-së e kanë
pranuar Kosovën dhe të gjitha vendimet lidhur me zgjerimin merren me
consensus.
Më pas, para fillimit të negociatave për anëtarësim Marrëveshja
Stabilizim Asocimit hyn në fuqi me ratifikimin nga të gjitha shtetet
anëtare, proces ky i cili nga përvoja ka zgjatë të paktën dy vjet dhe në
këtë rast shtetet anëtare që e kanë pranuar Kosovën do ta shfrytëzojnë
ratifikimin e MSA-së për presion mbi Serbinë.
“Nëse Serbia pranon zgjidhjen e pranueshme për BE-në dhe Prishtinën,
Brukseli mud ta shpërblej me një datë shumë më të hershme për fillimin e
neogciatave dhe kjo nuk mund të ndodhë para v.2012, thekson
WAZ.EUobserver duke parashikuar edhe rastin kur Serbia mund t’i kaloje
negociatat edhe pa zgjidhjen e statusit të Kosovës: “Atëherë shtetet të
cilat e kanë pranuar Kosovën, nuk do ta japin dritën jeshile për
anëtarësimin e Serbisë në BE pa marëveshje për Kosovën, sepse askush në
Bashkimin Evropian nuk është I gatëshëm të pranoj Qipron e dytë.”
Agim
Popoci