E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën

PRISHTINE- Me rastin e përvjetorit të dytë të pavarësisë së Republikës së Kosovës, presidenti Fatmir Sejdiu ka marrë një letër urimi nga presidenti i Gjermanisë, Horst Kohler. “Vitin e shkuar Kosova ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në rrugën drejt stabilitetit ekonomik dhe konsolidimit të politikave të brendshme e atyre të jashtme. Pranimi i Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore sikurse edhe zhvillimi paqësor i zgjedhjeve lokale janë suksese të cilat, shpresoj, do të ndiqen nga të tjera”, thuhet ndër të tjera në urim. Në urimin e tij, Kohler ka thënë se Gjermania do të mbështesë Kosovën në kuadër të vijimit të proceseve të reformave dhe përafrimit të mëtejshëm me strukturat euroatlantike.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›