E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të jetë një ditë e madhe”

Shprehet ambasadori i Danimarkës në Shqipëri Karsten Akajer Jensen

TIRANE - “Aplikimi për në BE është një sfidë e madhe për vendin tuaj”, u shpreh ambasadori i Danimarkës në Shqipëri Karsten Akajer Jensen, gjatë një takimi në kuadër të javës evropiane, i ftuar nga pedagogë dhe studentë ku bisedoi me ata për sfidat e integrimit të vendit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Në takim, ambasadori Jensen, solli edhe kujtimet e tij për fillimet e anëtarësimit të Danimarkës në BE.
“Sigurisht që dita e anëtarësimit në BE e Shqipërisë do të jetë një ditë e madhe për të gjithë ju, por pasojat e kësaj pjesëmarrjeje në familjen e bashkuar Evropiane do të ndihen disa vite më vonë dhe kjo është tërësisht e varur nga vetë shqiptarët”, shtoi Jensen në fjalën e tij para studentëve.
Duke u ndalur edhe te zgjedhjet e qershorit që zhvillohen për Parlamentin shqiptar, ambasadori i Danimarkës bëri të ditur se, “Zgjedhjet do të vendosin, sesi Bashkimi Evropian do të reagoje ndaj kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat”.
I pyetur nëse politika shqiptare i merr parasysh rekomandimet e ndërkombëtarëve dhe i zbaton ato, ambasadori Jensen citoi progres raportin e BE-së për vitin 2008. Duke mos bërë asnjë parashikim diplomati danez deklaron se procesi i anëtarësimit është ekskluzivitet i politikës dhe përkushtimit të saj për të ecur në drejtimin dhe me shpejtësinë e duhur drejt Brukselit.
Java evropiane nisi më 2 maj dhe do të mbyllet më 9 maj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›