Skandal/ Rama ka humbur arsyen, do të blejë me 200 lekë votat e shqiptarëve

Lufta për të ulur çmimin e letërnjoftimeve nga ana e opozitës nuk u bë për të lehtësuar xhepat e shqiptarëve, por në mënyrë që blerja e votave të ishte e përballueshme nga “buxheti” i Partisë Socialiste. Kjo e fundit sot ka hapur arkën e saj. Misioni i Edi Ramës nga sot e deri një ditë para zgjedhjeve do të jetë ai i shpërndarjes së 200 lekashave për të blerë votat e qytetarëve. Sot është mësuar se Partia Socialiste ka nisur t'u japë shtetasve shqiptarë një shumë prej 200 lekësh, me pretendimin se gjasmë është duke i ndihmuar për t'i pajisur me karta identiteti. Në lidhje me këtë skandal, sot ka reaguar Partia Demokratike përmes zëdhënëses së saj Erla Mëhilli. “Tregtarët e votave, humbësit e mëdhenj kanë varur shpresat se do të blejnë votën e qytetarëve shqiptarë me 200 lekë dhe kjo me sa duket është e vetmja shpresë që i ka mbetur Edi Ramës në këtë prag fushate kapitulluese. Me këto Edi Rama dëshmon se pas dështimit të të gjitha alternativave beson se mund të gënjej Shqiptarët me mashtrime të tilla. Do ta pyesim Z.Rama cfarë do të bënte ai nëse Qeveria do tu thoshte qytetarëve merrni pjesë në votime se do të keni një rrogë shtesë?” thuhet në deklaratën e sotme të partisë demokratike.
...