E Shtunë, 31 Tetor 2026

“NATO dhe rrugët, arritjet me të mëdha të qeverisë Berisha”

Detyrohet ta pranojë dhe pohojë edhe G 99

TIRANE - Pavarësisht nihilizmit që imponohet në mënyrë direkte nga ana e lidershipit të Partisë Socialiste, Partia G 99 e drejtuar nga Erion Veliaj ka pranuar dje se mazhoranca aktuale ka pasur dy suksese madhore gjatë këtij mandati.
Aktivisti i G 99-s, Genci Kojdheli i ftuar në një emision televiziv në Ora News është shprehur dje se, “së djathtës në qeveri nuk mund ti mohohet merita e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO në muajin e kaluar si dhe investimet madhore në infrastrukturën e vendit”.
G 99-a është dalluar për një agresivet të shtuar në raport me partitë e tjera të së majtës dhe kjo lidhet mjaft edhe me maninë e protagonizimit të aktivistëve të saj që më ngulm kërkojnë që të kooptohen në listat e selisë rozë për deputetë. Megjithatë arritjet edhe pa u pranuar nga G 99-a janë fakte të pakundërshtueshme në sytë e gjithë shqiptarëve.  

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›