E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, plagos vëllanë dhe vetëvritet

Një person nga fshati Lazarat në qytetin e Gjirokastës ka mbetur i vdekur dhe vëllai i tij është plagosur, pasi viktima kishte vendosur t'i jepte fund jetës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin e njohur të Gjirokastrës, kur Adriatik Skënderi ka vendosur të vetëvritet, ndërkohë që vëllai i tij, Dritan Skënderi, ka mbetur i plagosur pasi kishte ndërhyre për të ndaluar këtë akt vetëflijimi. Sipas policisë, viktima ishte përballur këtë fundjavë me një gjëndje të rënduar psikologjike. Më kot, 32-vjeçari është përpjekur ta binde vëllanë dy vjet më të madh, që të mos e ndërmerrte aktin e vetëvrasjes. Pak minuta pas ngjarjes, familjarët i dërguan të dy vëllezërit e plagosur, te urgjenca e spitalit rajonal në Gjirokastër. Ndihma mjekësore për 34-vjeçarin Adriatik Skënderi ishte e kotë, ndërsa i vëllai me plagën në krah, nuk paraqet rrezik për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›