Anëtarësimi në NATO dhe modestia e ushtarakëve shqiptarë
Nga Xheladin ÇELMETA
Sot, shqiptarët, të gjithë së bashku festojnë evenimentin më të madh në historinë e tyre; anëtarësimin në aleancën më të fuqishme të Globit, NATO. Është një finalizim i suksesshëm i përpjekjeve 19 vjeçare të Shqipërisë e shqiptarëve për tu shkëputur një herë e përgjithmonë dhe pa kthim, nga aksidenti tragjik gjysmë shekullor, kur komunizmi fillimisht i ndau ata nga aleatët e natyrshëm perëndimorë, për ti ndërvarur pastaj dhunshëm me Lindjen dhe më pas, për ti izoluar totalisht nga Bota. Një çmenduri historike e paprecedentë, që ngjau vetëm në këtë truall! Shqipëria e vetëizoluar e kohës së komunizmit, i ngjante një ushtari të përhumbur e të lodhur në shkretëtirën tartare, shprehej këto ditë një gazetar-analist italian, teksa fliste për kalvarin e mundimshëm të vendit tonë, nga 44-tra, e deri në vitin 1990. Ndërkaq, ai përmendte edhe tranzicionin e vështirë, deri në këto momente kur Shqipëria sapo është bërë de jure e de facto anëtare e NATO-s. Pra, sot më 4 prill 2009, shqiptarët ndjehen më të sigurtë, më të fortë, më me peshë, e njëkohësisht më krenarë, si pjesë e Peëndimit, Europës, edhe për faktin se ata futen natyrshëm në vokacionin shekullor, në erën euro-perëndimore dhe atlantike, ashtu sikurse i ka parë në jetë të jetëve historia. Faktet, normalisht që nuk kanë nevojë për koment. Skënderbeu, u lidh me Venedikun për hir të interesave të vendit të tij. Ali Pashë Tepelena, kishte në ushtrinë e tij oficerë francezë, por edhe përfaqësues zyrtarë e diplomatë nga ai vend. Më pas, sikurse dihet, krijimi për herë të parë i Ushtrisë Kombëtare më 4 dhjetor 1912, ishte konkretizim i përpjekjeve për mëvetësi të Shqipërisë nga ana e Qeverisë së Ismail Qemalit, gjë që do të krijonte më tej premisa pozitive për sjelljen e eksperiencave të ushtrive perëndimore. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për periudhën kur ishte Ahmet Zogu Rrëzimi i diktaturës në 1990-tën, dhe më pas nisja e reformave demokratike në Shqipëri, ndër të tjera presupozonte edhe transformime esenciale në vetë Ushtrinë shqiptare. Nga ky këndvështrim, sot çdo historian, por edhe çdo ushtarak shqiptar, nuk e ka të vështirë të konstatojë reformat drastike që ka kaluar Ushtria jonë në këto 19 vjet. Reforma të dhimbshme, por të domosdoshme, u bë slogani më i përdorur i politikanëve shqiptarë, teksa iu duhej të strukturonin me legjislacion dhe me shkurtime reale numerike resurset njerëzore të Forcave të Armatosura. Ushtarakët provuan kësisoj edhe efektin shokues të këtyre reformave. Je i dalë me reformë, ishte një frazë, e cila e shprehur troç do të thoshte Je i pushuar nga puna. Po ta shohësh më syrin e një juristi, vetë kjo strategji nga halli e politikanëve, në fakt, bien ndesh me Kodin Civil, dhe kartën e të drejtave bazë të njeriut. Kështu, periudha 1992-94 është cilësuar nga analistët ushtarakë, si koha më e vështirë e reformave në Ushtri. Mijëra oficerë e nënoficerë u larguan nga radhët e blerta, për të provuar kalvarin e përballjes në një treg që sofronte për ta vende pune, për vetë veçoritë e profesionit që ata kishin. Pra, mbetën të pa perspektivë, ata vetë, si dhe familjet e tyre. Disa vite më vonë, me miratimin e ligjit të gradave konstantja e nxjerrjes së ushtarakëve në rezervë e lirim, sikur u normalizua disi. Së paku, do të kishte kritere. Do të iknin ata që nuk do të përparonin në gradë Gjithsesi, edhe kjo është pjesë e sakrificës së tyre. Sikurse shihet, pra, ushtarakët, ky segment dinjitoz i shtetit e shoqërisë shqiptare, kanë pranuar në vijimësi, me ndërgjegje e vetëbindje të plotë reforma të dhimbshme, për hir të interesave të Atdheut e Kombit. Ndërkaq, ata të organizuar në Shoqatën e tyre, BAURSH, që nga viti 1992 e deri në këto momente që po flasim, nuk kanë pushuar së kërkuari zbatimin e Ligjit të Statusit të Ushtarakut, të bindur se edhe vetë ky i fundit, është kërkesë e parashtruar nga NATO. Mund të shtojmë këtu, se kjo gjë është shprehur edhe nga vetë ish-kreu i Aleancës, Robertson, më 17 janar 2002, kur ishte për vizitë në vendin tonë. E vërteta është se gjithnjë, Statusin e Ushtarakut, politikanët shqiptarë të të dy krahëve, e kanë parë më shumë si një telash, se sa si një problem që duhet zgjidhur një herë e mirë. Ne sot hyjmë në NATO, pa një Status Ushtaraku të konkretizuar e të zbatuar, sipas kërkesave që ai parashtron në modelin e tij, të pranuar nga palët që në vitin 1991. Në udhën drejt NATO-s, ushtarakët shqiptarë kanë kaluar në jo pak momente të vështira, si; kriza e firmave rentiere të 97-tës. Një krizë e krijuar nga keq-menaxhimi e keq-administrimi i pushtetit, si dhe i luftës politike mes partive, duke sjellë kështu deri në protesta të dhunshme në shkallë kombëtare. Ushtrisë shqiptare iu desh të sakrifikonte vetveten, për të mos gjakosur e dëmtuar popullin e vet. Pranoi vetëshkatërrimin, për hir të paqes sociale. Çmimi ishte tejskajshmërisht i lartë. Për sa kanë ndodhur në ushtrinë shqiptare në këto 19 vite tranzicion, kam bindjen se në momente të caktuara, sikur është konceptuar keq vetë elementi bazë i demokracisë në një vend;Kontrolli demokratik i FA. Po të lexosh çështë shkruar në gazetat e librat e botuar për humnerën shqiptare të 97-tës, nuk e ke të vështirë të konstatosh përdorimin e dendur të një fraze: Politika e shkatërroi ushtrinë. Në fakt, sado ta anatemojnë politikanët këtë konstatim, nuk do të mund të arrijnë ta fshijnë dot atë nga historia e këtyre 19 vjetëve. E bardhë apo e zezë, ajo është pjesë e historisë së këtij vendi. Përpjekjet në vijimësi të ushtarakëve për standardet e NATO-s, nuk kanë qenë asnjëherë të ndara nga episodet e dhimbshme, në situata të caktuara, si ajo sipërpërmendur. Kapiten Agron Myftari, ishte një oficer i ri 26 vjeç, kur u vra gjatë trazirave të 97-tës, por për të nuk u shkrua kurrë në median zyrtare teksa erdhën në pushtet të majtët, vetëm e vetëm se ai oficer... ishte i djathtë(!).Edhe vetë gazeta e Ushtrisë për të vetëm sa ka hedhur nja 6-7 rreshta... Episodet vazhdojnë. Nuk më hiqet nga mendja një përkujtimore në QKU, kur Pranvera, e veja e kolegut tonë nga Shkodra të rënë në detyrë, gjatë ditëve të çmendura të 97-tës, Arben Hoxha, qante e lebetitej. E mbetur e vetme me dy fëmijët e saj 3 dhe 4 vjeç mes katër rrugëve, shteti nuk qe në gjendje ti jepte një shtëpi ku të fuste kokën. Për të, rroftë shpirtgjerësia e eprorit, gjeneral Kostaq Karoli, i cili, i prekur thellë e i shtyrë nga dhembshuria prej prindi, bëri çmos që ajo të strehohej në një objekt ushtarak dalë i lirë nga ristrukturimi. Rrëfimi shpërthyes i saj, i dalë nga një shpirt njerëzor i fyer e përçmuar nga paaftësia e shtetit për ta trajtuar me gjënë më elementare-strehimin, dhe me dhimbjen që çante edhe gurin, bëri që salla me 150 burra të shpërthente në lot. Gjithçka më pas vijoi ashtu siç dinë të bëjnë ushtarakët: Të tregojnë shpirtin e patriotizimit. Pranvera nuk e tradhtoi Ushtrinë, vendin ku i shoqi dha jetën: Ajo u vesh edhe vetë ushtarake, në rrugën e Benit. Dhe atje në repart, ajo vazhdon të shërbejë akoma, në udhën e të shoqit tani dëshmor i Atdheut. Ringritja Ushtrisë, fuqizimi i saj, normalizimi i gjendjes pas 97-tës, pati gjithashtu viktima të tjera. Të rënët e Ushtrisë së fazës së tranzicionit; që nga Muhamet Hasmuja, Arben Hoxha, Fatmir Koka, Ismet Ishulli, Nuredin Gorçe, e deri tek më i fundit, i rëni në detyrë në shpërthimin e Gërdecit, Besim Canga, në fakt janë pjesë e heroizmit të radhëve të blerta, teksa ecin në udhën e rritjes, stabilitetit, sigurisë, dhe të përafrimit me standardet euroatlantike. Në këtë moment historik të anëtarësimit në NATO, respekti i parë natyrisht që iu takon atyre, si dhe gjithë sakrificës së brezave në këtë vend me histori shumëshekullore... Ndërkaq, realiteti që përjeton Ushtria shqiptare e sapo anëtarësuar në NATO, nisur nga aspekti social, nuk është kurrsesi në nivelin e dëshiruar. Ndaj ushtarakët shqiptarë sot, si ata aktivë, ashtu dhe ata në rezervë kërkojnë një ligj që ti trajtojë denjësisht, pa diskriminuar njërën palë apo tjetrën. Normalisht që aktivët duan paga më të mira, trajtim më dinjitoz, por mos të harrojmë se një mal me halle kanë grup-moshat e dala në vit