Basha niset drejt Brukselit
05/03/2009 Ministeriali i NATO-s
Ministri i Jashtëm Lulzim Basha do të marrë pjesë në ministerialin e ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, që do të mbahet në Bruksel. Tema kryesore e këtij ministeriali është përgatitja për Samitin e NATO-s të 3-4 prillit në Strasburg-Kehl, ku pritet që Shqipëria të marrë pjesë si anëtare me të drejta të plota e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Gjatë ministerialit, ministrat e Punëve të Jashtme të 26 vendeve anëtare të Aleancës, së bashku me homologët e tyre të Shqipërisë dhe Kroacisë, do të diskutojnë një numër dokumentesh të rëndësishme për të ardhmen e NATO-s, të cilat do të paraqiten në Samitin e Strasburg-Kehl për t’u adaptuar nga kryetarët e shteteve/qeverive të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut. Gjatë ditës së djeshme ministri Basha mori pjesë në darkën transatlantike të organizuar nga ministri i Jashtëm belg Karel De Gucht. Në këtë takim përveç ministrave të Jashtëm të NATO-s morën pjesë edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, komisionerja e BE-së për marrëdhëniet me jashtë dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.