KZAZ-ja nuk do të mbledhë votat e partive
05/03/2009 KQZ diskuton mbi modelin e tabelës përmbledhëse. Mazhoranca kundër shënimit të shumatores
Synohet shmangia e konflikteve mes komisionerëve dhe bllokimi i procesit të nxjerrjes së rezultatit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të shmangë një tjetër konflikt mes partive politike gjatë procesit të numërimit të votave lidhur me rezultatin e zgjedhjeve. Në mbledhjen e djeshme të këtij komisioni, pas debatit mes anëtarëve lidhur me modelet e tabelave përmbledhëse të KZAZ-ve, mes dy të tillave mazhoranca në KQZ përkrahu variantin e mosshënimit në këtë tabelë të shumatores së votave të të gjitha qendrave të votimit për çdo subjekt zgjedhor. Sipas kësaj mazhorance, është Komisioni Qendror ai që bën shumatoren e votave dhe më pas llogaritjen e mandateve në rang qarku.
Debatet
Mazhoranca dhe opozita në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë debatuar mes tyre lidhur me shënimin ose jo të shumatores së votave në tabelën përmbledhëse të KZAZ-së. “Ajo është thjesht një shumë, por jo një rezultat. Me qëllim që procesi të mos rëndohet në KQZ, për t’i rillogaritur le ta nxjerrë këtë shifër KZAZ-ja”, - tha anëtarja e PS-së, nënkryetarja e KQZ-së Dëshira Subashi. Por ajo është kundërshtuar nga anëtari republikan në komision Klement Zguri. “Nxjerrja e rezultateve nga KZAZ-ja do të krijojë probleme. Eksperiencat kanë treguar se komisionerët për rezultate të dukshme kanë bllokuar procesin dhe nuk kanë marrë vendim, si pasojë e presioneve apo e pretendimeve të palëve. Nuk kemi pse ta futim procesin në një ngërç të panevojshëm. Mbi të gjitha është një përcaktim i qartë ligjor, që nuk e parashikon një gjë të tillë”, - tha ai. Edhe përfaqësuesi i PD-së në KQZ Njazi Kosovrasti e mbështeti diskutimin e tij mbi përcaktimet e Kodit Zgjedhor për këtë çështje. “Kodi Zgjedhor e përcakton qartë në nenet 122 dhe 123 se si duhet të veprohet. Ligjvënësi i ka pasur parasysh problemet që mund të dalin kur ka hartuar dispozitat”, - nënvizoi ai. Ndërsa përfaqësuesi i PS-së në komision Genc Gjonçaj kërkoi shtyrjen e miratimit të kësaj pike, me synim konsultimin me ekspertë të partisë së tij. Pas dëgjimit të palëve kryetari i KQZ-së Arben Ristani shtyu për mbledhjen e sotme vendimmarrjen për caktimin në tabelë ose jo të një kolone ku të shënohet shumatorja e rezultatit.
Përcaktimi ligjor
Ligji për zgjedhjet në nenin 122 të tij përcakton rrugën që ndjek KZAZ-ja për nxjerrjen e tabelës përmbledhëse të rezultatit të zgjedhjeve. Menjëherë pas përfundimit të numërimit të votave KZAZ-ja plotëson tabelën përmbledhëse të rezultateve të zgjedhjeve për zonën që administron, në të cilën pasqyrohen rezultatet e çdo subjekti për çdo qendër votimi, sipas origjinaleve të tabelave të rezultateve për çdo qendër votimi të plotësuar nga grupet e numërimit. Kjo tabelë miratohet me vendim të
KZAZ-së. Pas këtij hapi është radha e KQZ-së, e cila do të bëjë llogaritjen dhe ndarjen e mandateve në rang qarku. KQZ-ja nxjerr rezultatet e votimit për zonën zgjedhore në bazë të tabelave të rezultateve të nxjerra nga çdo KZAZ të zonës zgjedhore përkatëse. Nëse gjatë llogaritjes së tabelës KQZ-ja, kryesisht ose me kërkesë të palëve, vëren
mospërputhje të shifrave të tabelës përmbledhëse me tabelat rezultateve të qendrave të votimit, merr vendim për miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit me shifrat e
korrigjuara, duke u bazuar në origjinalet e tabelave të qendrave të votimit.
Fleta e votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shtyu për sot miratimin e modelit të fletës së votimit që do përdoret për zgjedhjet e qershorit 2009. Anëtarët e KQZ-së parimisht ranë dakord që të përdoren të njëjtat fletë si ato të zgjedhjeve të vitit 2007, ndërsa modalitetet do të përcaktohen gjatë mbledhjes së sotme. Pas diskutimeve, që zgjatën mbi dy orë, anëtarët dhe përfaqësuesit e partive politike paraqitën katër variante të ndryshme për përmbajtjen e fletës së votimit dhe renditjes së partive dhe koalicioneve.
Votimi 4 me 3
Përfshirja e detyrimeve ligjore të sekretarit të përgjithshëm të KQZ-së në projektin “Strategjia e trajnimit të anëtarëve të komisioneve zgjedhore të niveleve të dyta dhe të treta (KZAZ, KQV, GNV) për zgjedhjet për Kuvend të datës 28 qershor 2009” ka ndarë anëtarët e KQZ-së në 4 vota pro dhe 3 kundër. Një votim i tillë acaroi paksa bashkëbisedimin mes kryetarit Ristani dhe nënkryetares Subashi, situatë e cila, nëse fillon që tani me këto tone, nuk premton një bashkëpunim të kënaqshëm mes palëve në të ardhmen.