Qeveria të marrë masat e duhura
05/03/2009 PS-ja për krizën ekonomike
Partia Socialiste i bëri thirrje dje qeverisë që të marrë masat e duhura për të përballuar krizën ekonomike. Përmes një deklarate për mediet deputeti Andis Harasani tha se, kur ngelen dhe 116 ditë nga largimi i kësaj qeverie, me shumë shqetësim po vëmë re se ekonomia shqiptare po hyn çdo ditë e më shumë në krizë. “Vetëm në janar 2009 eksportet ranë me 11.6 %, ndërsa deficiti tregtar ishte 170 milionë euro”, - tha Harasani. Sipas tij, kreditimi bankar për individë është pezulluar pothuajse plotësisht, ndërsa kreditimi i bankave për bizneset në lekë kryhet duke rritur çdo ditë normat e interesit. “Në këto kushte, qeveria shqiptare jo vetëm që nuk merr asnjë masë për të përballuar këtë krizë, e cila po troket çdo ditë e më fort, por përkundrazi, sulmon në mënyrën më të paprinciptë Bankën Botërore dhe institucionet e tjera të respektuara financiare”, - tha deputeti socialist.