Anetaresimi ne NATO, lufta e ftohte mes Topit dhe Berishes
Presidenti, dje në Zall-Herr u bojkotua nga ministri i Mbrojtjes dhe kryeministri.
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, në vend që të ishte trajtuar si një festë kombëtare dhe si një moment bashkimi i të gjithë politikës shqiptare, ka rezultuar e kundërta. Festimet për NATO-n jo vetëm që kanë qenë të ndara nga të dyja kampet e politikës, por kanë rezultuar përçarëse dhe brenda maxhorancës apo midis dy institucioneve të larta të vendit. Anëtarësimi i vendit në NATO është përpjekur të privatizohet nga politikanët, ndërkohë që është krijuar dhe një kaos për shkak të protokollit. Ende nuk është bërë e qartë nëse flamurin e NATO-s duhej ta ngrinte kryeministri apo presidenti, por ajo që dihet është se midis dy figurave më të larta të shtetit ka pasur përplasje dhe mosmarrëveshje për këtë çështje.
Ceremonia
Burimet kanë bërë të ditur se kryeministri Berisha ka shmangur presidentin Topi, por edhe ushtarakët gjatë ceremonisë së organizuar me nismën e tij dy ditë më parë në Kryeministri. Madje delegacionet me ushtarakë, të bërë gati për të qenë të pranishëm në këtë ceremoni, nuk kanë shkuar për shkak të organizimit të shpejtë dhe të painformuar më parë. Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme, ushtarakët, të gjendur përballë një shmangieje të tillë, kanë organizuar në Zall-Herr një tjetër ceremoni të ngritjes së flamurit. Në këtë ceremoni ka qenë i pranishëm Presidenti i Republikës, Bamir Topi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Maksim Malaj, si dhe ushtarakë karriere, përfaqësues të Forcave të Armatosura Shqiptare. Por kjo ceremoni është bojkotuar si nga ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ashtu dhe nga kryeministri Sali Berisha, të cilët kanë qenë të ftuar të marrin pjesë. Nuk dihen ende shkaqet e mospjesëmarrjes së tyre, por ajo që dihet është se anëtarësimi në NATO i përket Shqipërisë, dhe jo qeverisë. Dhe në Kushtetutë unitetin e kombit e përfaqëson Presidenti i Republikës, jo kryeministri.
Delegacioni
Marrëdhëniet e akullta midis Berishës dhe Topit mësohet se janë shfaqur dukshëm edhe gjatë delegacionit pjesëmarrës në Strasburg. Marrëdhëniet e tyre kanë qenë tejet institucionale, ndërkohë që kryeministri, sipas burimeve, ka tentuar në çdo rast të marrë “flamurin” e anëtarësimit të vendit në NATO. Kjo është parë dukshëm në organizimin në Strasburg të një konference të posaçme për shtyp, gjë që nuk u bë nga kryeministri kroat.
10 Prill 2009