Peza: “Askush nuk mund të vërë bast për fituesin e zgjedhjeve të qershorit”
Flet Alfred Peza, drejtori i Përgjithshëm i Televizionit “Ora News”
Aktualisht askush nuk mund të vërë bast për fituesin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Ky është mendimi i analistit dhe drejtuesit të Ora News, Alfred Peza, i cili ka komentuar situatën parazgjedhore për gazetën “Albania”. Peza pohon se situata brenda së majtës do të shkojë në një aleancë paszgjedhore mes PS-së dhe LSI-së. Ndërkaq, për maxhorancën në pushtet, ndër pikat që bëhen pengesë, është kriza ekonomike. Duke parashikuar standardet e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, ai thotë se ky proces mund të marrë notën 6 ose 7 nëse do të vlerësohej me një sistem notash.
Më pak se tre muaj na ndajnë nga zgjedhjet e 28 qershorit. A mendoni se ka filluar realisht fushata elektorale?
Fushata elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit jo vetëm ka filluar, por është e dukshme, se ajo ndodhet në një nga fazat e saj më decizive.
E para, nga pikëpamja e legjislacionit elektoral, gjithçka ka përfunduar: ndryshimet kushtetuese, ligji dhe Kodi i ri Elektoral etj.
E dyta, nga pikëpamja e infrastrukturës zgjedhore, ka përfunduar Regjistri Kombëtar i Zgjedhësve, u bë pastrimi i listave nga dublikimet e emrave, po prodhohen kartat e identitetit (letërnjoftimet elektronike) dhe ka nisur puna për pajisjen e shtetasve edhe me pasaporta biometrike. Është diskutim tjetër nëse deri në zgjedhje, a do të pajisen të gjithë qytetarët shqiptarë me të drejtë vote, ose me kartë, ose këto pasaporta, si një nga dy dokumentet që përcakton Kodi i ri Elektoral për të votuar në këto zgjedhje.
E treta, aleancat e partive politike parlamentare pothuajse janë zyrtarizuar të gjitha dhe nuk ka më enigma për taktikat elektorale që do të përdorin partitë apo aleatët e tyre në mënyrë që të arrijnë maksimalizimin e votës së tyre.
E katërta, listat e kandidatëve për deputetë pothuajse kanë përfunduar. Një pjesë e partive (përveç dy të mëdhave, PD e PS, të cilat ka shumë mundësi që t’i bëjnë publikë emrat 45 ditë para zgjedhjeve, pra në kohën limit që përcakton ligji për t’i dorëzuar listat në KQZ), i kanë shpallur apo po i shpallin çdo ditë ato.
E pesta, partitë i kanë gati programet elektorale, veçse i tremben njëra-tjetrës për t’i bërë publike që tani, për shkak se secila pretendon se tjetra do t’ia “vjedhë” idetë.
E gjashta, partitë politike, që kanë edhe më shumë pretendime dhe mundësi financiare, i kanë marrë kompanitë që do të asistojnë fushatat e tyre, po përfundojnë strategjitë publicitare dhe të marketingut në përgjithësi, i kanë përfunduar aleancat me mediat kryesore në vend, i kanë gjetur sponsorët financiarë, e kanë ndarë hartën elektorale dhe qarqet ku do t’i përqendrojnë më shumë energjitë, për shkak të mundësive më të mëdha për të marrë më shumë mandate deputetësh etj., etj.
Pra, u zgjata pak më shumë se ç’duhet ndoshta për të dhënë sa më shumë argumente kryesore, për të kuptuar se fushata elektorale jo vetëm që ka filluar, por janë bërë edhe disa nga provat gjenerale (mitingjet e 15 marsit për tragjedinë e Gërdecit nga PS-ja dhe LSI-ja, mitingu për anëtarësimin në NATO nga PD-ja etj.) dhe tashmë, jemi në pritje vetëm të fillimit të shfaqjes së madhe të radhës.
Si e vlerësoni situatën në formacionet politike? Cili koalicion është më i favorizuar në këto momente: PD-ja me partitë aleate, PS-ja me aleatët e saj, apo LSI-ja?
Zgjedhjet e 28 qershorit 2009 ndoshta janë të parat zgjedhje të përgjithshme parlamentare në këto 18 vite tranzicion, për të cilat askush nuk mund të vë bast se kush do të mund t’i fitojë. Unë, të paktën, nuk do të guxoja. Dhe ka shumë arsye për këtë. Sepse aplikimi dhe efektet konkrete të zbatimit të ligjit dhe Kodit të ri Elektoral janë krejt të panjohura për partitë dhe koalicionet zgjedhore. Nga ana tjetër, po të vendosen në një peshore elektronike skandalet dhe arritjet e kësaj qeverie dhe kësaj maxhorance në raport me ofertën, besueshmërinë dhe siguritë që ofron PS-ja dhe kryetari i saj, Edi Rama, por edhe ato të LSI-së dhe Ilir Metës, atëherë ndoshta kuptohet më qartë se përse ndoshta fituesi i këtyre zgjedhjeve do të përcaktohet me “fotofinish”.
Ajo që mund të thuhet ndoshta më me siguri se çdo gjë tjetër është fakti se asnjëra nga dy partitë e mëdha politike, pra as PD-ja dhe as PS-ja, nuk do të mund të arrijnë të marrin të vetme 50%+ 1 deputet në këto zgjedhje, pra, nuk do të arrijnë ndoshta të bëjnë dot të vetme qeverinë e ardhshme.
Ajo që e bën edhe me më shumë të panjohura këtë ekuacion është fakti se pas anëtarësimit në NATO, maxhoranca ka të tjerë “AS”-a nën mëngë, që do t’i luajë fort deri më 28 qershor, si aplikimi për marrjen e ftesës si vend kandidat për anëtarësimin me të drejta të plota në BE, përfundimi i punimeve të tunelit dhe një pjese të mirë të rrugës Durrës- Kukës, vizita të rëndësishme politike, por edhe më shumë para ndoshta për fushatën elektorale në media, për mitingje etj. Në Shqipëri maxhoranca është e favorizuar për shkak të avantazheve që të jep të qenit në pushtet, që të marrë më shumë vota nga sa ka në realitet, në një masë që llogaritet në rreth (+-) 4%. Sipas sondazheve të deritanishme, as PS-ja dhe as PD-ja nuk kanë më shumë se kaq avantazh ndaj njëra-tjetrës. Ky është një argument tjetër në favor të së panjohurës së rezultatit final të këtyre zgjedhjeve.
Përsa i përket PS-së, ajo ka shumë avantazhe për t’u rikthyer në pushtet, por moskandidimi i kryetarit të saj Edi Rama për deputet në këto zgjedhje, është treguesi më i qartë se ai vetë, si lider i ri i kësaj partie, ka frikë t’i fitojë këto zgjedhje. Arsyet janë ende jo shumë të qarta. Ndoshta 28 qershori do të sqarojë, veç të tjerash, edhe këtë enigmë.
Përsa i përket LSI-së, nëse rikuperon shpejt disa gabime të bëra gjatë këtij viti (2009), ndoshta mund të shtohen shanset që të jetë ajo guri i peshores së zgjedhjeve, përcaktuesja e balancave dhe e maxhorancës së ardhshme, çka do të ishte ndoshta skenari që do t’u bënte më mirë zhvillimeve të ardhshme politike në Shqipëri, për të mos e lënë qeverinë e re dhe vendimmarrjen në 4 vitet e ardhshme vetëm në duart e njërës parti apo koalicion.
A mund të rikthehet në pushtet e majta pa një marrëveshje parazgjedhore mes PS-së dhe LSI-së?
Që kjo pyetje të marrë përgjigje sa më të shpejtë, po ju them që në fillim se në analizën time, ngado që ta shohësh, probabiliteti që PS-ja dhe LSI-ja të bëjnë një marrëveshje parazgjedhore janë pothuajse zero. Për disa arsye; e para, sepse siç kanë rrjedhur ujërat pas ndryshimeve kushtetuese, as PS-ja dhe kreu i saj, Edi Rama, nuk mund të arrijë qëllimet e tij politike nëse kjo marrëveshje bëhet para 28 qershorit. Pasi synimi është mundësisht t’i ngushtohen maksimalisht hapësirat elektorale LSI-së dhe mundësisht të “asgjësohet” hapësira e saj politike përballë elektoratit. Ndërsa nga ana tjetër, edhe aksioni i LSI-së dhe Ilir Metës kundër PS-së dhe kreut të saj Edi Rama do të komprometohej dhe ajo do të humbte krejtësisht identitetin e saj brenda së majtës. Megjithatë, pavarësisht vështirësive, sherreve, akuzave dhe kundërakuzave, hendekut që i ndan aktualisht etj., shoh realisht shanse dhe mundësi për një marrëveshje PS-LSI, por vetëm pas 28 qershorit.
Shqipëria sapo u bë anëtare e NATO-s. Kryeministri Berisha ka bërë të ditur se do të paraqesë kërkesën për marrjen e ftesës si vend kandidat për anëtarësimin në BE. Sa e favorizojnë këto dy momente Berishën në situatën parazgjedhore? Sa do të influencojnë këto tek zgjedhësit?
Forca politike që ndodhet në pushtet, në momentin e vendimeve të rëndësishme pozitive për vendin, siç ishte anëtarësimi në NATO, sigurisht që i favorizojnë ato nga pikëpamja e performancës së përgjithshme. Por jam skeptik nëse evenimente të tilla do të ndikojnë në përcaktimin e rezultateve të tyre elektorale. Përsa i përket ftesës për anëtarësimin në BE, jam i bindur sa nuk ndikon asnjë votë. Ajo që unë besoj se mund të ndikojë realisht, por ndoshta këtë radhë negativisht për qeverinë, është kriza ekonomike, e cila sa më shumë afron data e zgjedhjeve, aq më e prekshme do të bëhet ndoshta për qytetarët. E po të kemi parasysh se më të prekurit nga kjo krizë do të jenë shtresat e varfra, ato të mesme dhe një pjesë e bizneseve të mëdha, atëherë kuptohet që pakënaqësia, e përkthyer në votë, mund të rritet. Duke menaxhuar më mirë dhe më shpejt krizën dhe efektet e saj ekonomiko-financiare dhe sociale, qeveria do të rrisë shanset e veta. Në të kundërt, opozita ka filluar që tani t’u bie fort borive të krizës dhe po pret 28 qershorin që të vjelë frytet.
Sa shanse ka që këto zgjedhje të jenë më të mira se ato të kaluarat? A mendoni se kësaj radhe do të arrihen standardet e kërkuara?
Ka dy momente të rëndësishme që duhen marrë në konsideratë për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje. Lajmi i mirë është se jemi vend anëtar i NATO-s dhe na duhet doemos që zgjedhjet të jenë sa më pranë standardeve të vendeve të saj anëtare. Lajmi i keq është se sa më shumë ditë kalojnë, aq më pak kohë dhe kapacitete kemi për t’i pajisur me karta identiteti dhe pasaporta biometrike të gjithë qytetarët shqiptarë që nuk i kanë ato, e për rrjedhojë, nuk kanë mundësi të marrin pjesë në votime. Shto këtu vullnetin e munguar të klasës sonë politike (kryesisht asaj që është në pushtet) për të mos bërë zgjedhje 100% të lira dhe të ndershme, atëherë kuptohet se nuk pres që në këtë mënyrë të ndodhë mrekullia që kërkojmë ne, qytetarët dhe ndërkombëtarët që asistojnë zhvillimet tona demokratike. Ajo që shoh në horizont është se standardi i zgjedhjeve do të jetë aq sa të mos meritojnë të mos quhen të pranueshme nga ndërkombëtarët. Nëse do të më duhej të vija një notë nga 1 deri në 10, parashikoj një notë nga 6 deri në 7.
Në vitin 2005 ndodhi rrotacioni i pushtetit me sloganin e “antikorrupsionit”. Po kësaj radhe me çfarë slogani duhet të dalin partitë për të fituar besimin dhe votat e shqiptarëve?
Fitorja ose humbja në zgjedhje nuk është çështje sloganesh, por ofertash programore, të cilat realisht prekin thelbin e shqetësimit të qytetarëve dhe problemeve që po kalon vendi, ofrojnë zgjidhjet më të mira dhe më të realizueshme dhe ekipin më të mirë për ta realizuar atë. Të paktën kështu duhet të jetë teorikisht. Praktika ka treguar se në Shqipëri jo gjithnjë ka funksionuar dhe funksion kështu; por një gjë mund të them me siguri, se nuk kam parë në këto 20 vitet e fundit një popull tjetër më të mençur se shqiptarët përballë kutisë së votimit. Po të shohësh me kujdes rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare pas rrëzimit të komunizmit në Shqipëri (me përjashtim të 26 majit 1996 kur vota u vodh hapur), do të shohësh se vota i ka shkuar asaj force apo atij koalicioni që e ka merituar në atë moment të zhvillimeve demokratike të vendit. Jam i sigurt se edhe më 28 qershor 2009 vota do të nxjerrë fitues atë forcë apo koalicion që realisht do ta meritojë më shumë të na qeverisë deri në 2013-n. Ndaj, nëse realizohen standardet zgjedhore, jam i sigurt se vota do t’i takojë atij që do ta meritojë.
10 Prill 2009