E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot prokurorët votojnë përfaqësuesin në këshill

08/04/2009  Ina Rama mbledh vartësit

TIRANE- Hyrja në fuqi e ligjit të ri për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë së Përgjithshme ka detyruar Kryeprokuroren Ina Rama të mbledhë të gjithë prokurorët e vendit për të votuar anëtarin e ri që do të zgjidhet në Këshillin e Prokurorisë së Përgjithshme. Burime pranë organit qendror të akuzës shqiptare thanë se ligji i ri parashikon që Prokuroria e Apelit nga një përfaqësues që ka pasur në Këshillin e Prokurorisë të ketë 2 të tillë. Burimet nuk pranojnë të japin emra konkretë të prokurorëve që do kandidojnë ditën e sotshme, por shprehen se në garë janë 3 emra. Mësohet se secili prej tyre papara votimit do të shfaqë programin e tij. Aktualisht Këshilli i Prokurorisë përbëhet nga gjashtë anëtarë, nga të cilët pesë prokurorë dhe një përfaqësues i ministrit të Drejtësisë. Në mbledhjen e këshillit mund të marrë pjesë edhe një përfaqësues i Presidentit të Republikës. Ndërkohë që mësohet se në përbërjen e këshillit duhet të jenë tre prokurorë, që ushtrojnë funksionet në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë, dy prokurorë, që ushtrojnë funksionet në prokuroritë pranë gjykatave të apeleve, dhe një prokuror, që ushtron funksionet në Prokurorinë e Përgjithshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›