Shqipëria ka ndryshuar më shumë se asnjëherë
08/04/2009 Kryeministri Berisha nënvizon reformat në funksion të anëtarësimit në NATO
Shqipëria dhe Kroacia japin mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës, Bosnjes dhe Malit të Zi
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dje në Bruksel se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO u realizu falë reformave të thella të ndërmarra nga qeveria që ai drejton. Gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit shqiptar në selinë e Aleancës Berisha nënvizoi se kërkesat, sugjerimet, shqyrtimi i cikleve të Planit të Veprimit për Anëtarësim kanë qenë një program i vërtetë për qeverinë e tij, ndërsa procesi i anëtarësimit pa dyshim motivi më i fuqishëm i veprimit të reformave të gjithanshme të mazhorancës. “Reforma të thella kushtetuese dhe institucionale, me frymë të plotë konsensusi të paparë, kanë ndodhur këto katër vjet. Forcat tona të Armatosura po shkojnë drejt një ushtrie profesioniste: kemi një buxhet mbi 2% të PBB-së dhe po aftësohen për të marrë pjesë në të gjitha misionet e NATO-s”, - ka deklaruar shefi i ekzekutivit shqiptar. Berisha tha se gjatë viteve të fundit Shqipëria ka ndryshuar më shpejt dhe më shumë se asnjëherë më parë. “Nga vendi i krimit të organizuarm nga më famëzinjtë në Evropë, ka sot treguesit e kriminalitetit qartësisht nën mesataren e vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve anëtare të BE-së”, - tha ai. Sipas Berishës, për shkak të krimit dhe korrupsionit mijëra investitorë u larguan nga vendi. Por reformat e thella të ndërmarra nga qeveria ime e kanë shndërruar Shqipërinë në vendin më tërheqës për investimet e huaja. Ai ka theksuar se pas këtij evenimenti historik kthehet në Shqipëri “më i vendosur se kurrë për të bërë çdo përpjekje që vlerat dhe parimet që Aleanca mbron të konsolidohen gjithnjë e më shumë”. Kryeministri Berisha ka premtuar se qeveria që drejton do të plotësojë të gjitha nevojat për stafin e ri që do të përfaqësojë vendin tonë në NATO. Ai nënvizoi se Shqipëria këtu ka një mision të shkëlqyer, që ka bërë një punë të jashtëzakonshme. “Kalimi i Shqipërisë si vend anëtar kërkon që përfaqësitë e tyre të plotësohen me të gjithë ekspertët e funksionarët zyrtare si dhe me të gjithë teknologjinë më të fundit që meriton kjo anëtarësi”, - ka thënë ai. Berisha u shpreh se nuk do të kursehet asgjë për t’i dhënë mbështetjen përfaqësisë shqiptare pranë NATO-s që të përmbushë të gjitha detyrimet e saj.
Kreu i ekzekutivit shqiptar dhe homologu i tij kroat Ivo Sanader gjatë një konference të përbashkët për shtyp kanë deklaruar se pjesë e NATO-s duhet të bëhen edhe Kosova, Bosnjë-Hercegovina e Mali i Zi. Berisha ka thënë se anëtarësimi i dy vendeve përbën një ogur shumë i mbarë për Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi dhe për të gjithë rajonin. “Ne do të jemi avokatët më të mirë të tyre, sikundër do t’u japim çdo ndihmë të mundshme që procesi i integrimit të tyre drejt NATO-s të ecë me hapat e merituara”, - theksoi Berisha. Berisha u shpreh se një zgjerim i NATO-s në Ballkan është themelor dhe shumë i rëndësishëm për stabilitetin e këtij rajoni. Nga ana e tij kreu i qeverisë kroate ka shprehur mbështetjen e plotë për anëtarësimin e vendeve ballkanike. “Bosnjë-Hercegovina ka të drejtë gjithashtu për një të ardhme atlantike. Po kështu edhe Kosova”, - deklaroi Sanader. I pyetur për rolin që do të luajë vendi ynë për të përmbushur boshllëkun e vendit të tretë që mungon sot, që është Maqedonia, Kryeministri shqiptar ushqeu shpresën se mes Maqedonisë dhe Greqisë të gjendet zgjidhja për çështjen e emrit, çka do të zgjidhte këtë çështje.
Ngritja e flamurit
Në një ceremoni solemne në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel është ngritur flamuri shqiptar, duke shënuar përfundimin e procesit të anëtarësimit të vendit tonë në këtë aleancë. Në orën 9:45 përkrah flamujve të 26 vendeve të tjera anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, nën muzikën e himnit kombëtar dy ushtarakë të Forcave shqiptare të Armatosura ngritën flamurin kuqezi. Gjatë ceremonisë së drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jaap De Hoop Scheffer merrte pjesë delegacioni shqiptar, që kryesohej nga Kryeministri Sali Berisha dhe në përbërje të tij ishte ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha dhe ambasadori shqiptar në NATO Artur Kuko.
Politika shqiptare
Anëtarësimi në NATO është përshëndetur nga e gjithë klasa politike shqiptare. Të djathtë e të majtë e kanë vlerësuar si një arritje historike të kombit dhe përmbushje e aspiratës integruese në këtë bashkësi të vlerave të kombeve të ndryshme. Por edhe në këtë pikë janë vërejtur dasitë. Opozita është shprehur se pas anëtarësimit testi më i rëndësishëm lidhet me zgjedhjet parlamentare. Zyrtarët e partive të majta kanë sulmuar qeverinë, duke theksuar se nuk është e përkushtuar për arritjen e standardeve, duke u përqendruar në pajisjen e qytetarëve me kartat e reja të identitetit. Por mazhoranca thekson se pretendimet e opozitës janë thjesht xhelozi dhe se zgjedhjet do të jenë tërësisht brenda standardeve.
Festimet të ndara
Politika shqiptare është shfaqur e ndarë edhe me rastin e festimeve pas anëtarësimit me të drejta të plota në NATO. Ditën kur përfaqësuesit e shtetit shqiptarë u ulën në tavolinën e punës së vendeve anëtare të NATO-s, opozita ka dalë në shesh për të festuar. Ndërkohë mazhoranca e djathtë shqiptare i është gëzuar këtij evenimenti një ditë më pas, kur në Tiranë mbërriti delegacioni. Festimet janë bërë objekt i debateve politike edhe në seancën e fundit plenare. Opozitarët janë shprehur se standardi i parë i një demokracie funksionale janë zgjedhjet dhe se sloganet e Kryeministrit në mitingje dhe ahengje nuk shërbejnë. Për shumicën opozita duhej t’i bashkohej asaj feste, e cila ishte e të gjithëve.
Mesazhi i kreut të NATO-s
Scheffer: Anëtarësimi rëndësi e jashtëzakonshme0
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Japp de Hoop Shefer ka nënvizuar rëndësinë e jashtëzakonshme të anëtarësimit të dy vendeve ballkanike, Shqipërisë dhe Kroacisë, si për ato vetë, për rajonin, por edhe Aleancën në tërësi. Gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit shqiptar dhe atij kroat në selinë qendrore të NATO-s Shefer duke përshëndetur Kryeministrin Berisha dhe atë kroat Ivo Sanader u shpreh se “është nder shumë i madh që dy vendet tuaja zunë vendet e tyre në tryezën e Aleancës disa ditë më parë”. “Për Shqipërinë dhe Kroacinë, duke u bërë anëtare me të drejta të plota të NATO-s është shpërblimi më i madh për përgatitjet që janë bërë për shumë vjet, është një tregues i qartë i vizionit të atyre që për vite të tëra e kanë parë të ardhmen e tyre te NATO-ja. Këto dy vende tani do të kenë vendin e tyre në tryezën tonë, ku bëhen vendime për të formësuar sigurinë tonë euroatlantike dhe mund të gëzojnë edhe garancitë më të mëdha të sigurisë”, - u shpreh drejtuesi i Aleancës. Ai u shpreh se anëtarësimi i dy vendeve në NATO përbën një shembull inkurajues për të gjitha vendet që ndjekin të njëjtin objektiv dhe bëjnë të njëjtin udhëtim. Gjatë fjalës së tij Shefer tha se 60 vjet më parë përfaqësues të 12 vendeve krijuan Traktatin e Uashingtonit dhe gjatë dekadave të ardhshme ky traktat u kthye në aleancën më të suksesshme të historisë dhe ceremonia e djeshme nënvizon edhe një herë faktin pse NATO-ja mbetet unikale. Sipas tij, anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kroacisë thekson edhe një herë faktin se ideja e lirisë është e parezistueshme për të gjitha kombet.