Anëtarësimi në NATO, nisin negociatat
Shqipëria dhe Kroacia pritet të nënshkruajnë zyrtarisht më 9 korrik anëtarësimin në NATO.
Këtë e bëri të ditur dje BBC, sipas së cilës, pas kësaj date fillon procedura e ratifikimit të anëtarësimit nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s, procedura që zgjasin rreth një vit. Ndjekësit e zhvillimeve në NATO thonë se, kjo procedurë këtë herë mund të zgjasë më pak dhe anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në NATO mund të ndodhë në pranverën e vitit të ardhshëm, kur Aleanca Veri-Atlantike të shënojë 60-vjetorin e krijimit. Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme është mbyllur dhe raundi i parë i negociatave mes negociatorëve shqiptarë dhe ekipit të Aleancës. "Negociatat e sotme u përqendruan në çështjet politike dhe të mbrojtjes. Shqipëria angazhohet të përmbushë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga parimet bazë të Traktatit të Uashingtonit. Pas këtij raundi të bisedimeve, më 9 maj 2008 do të mbahet edhe një raund tjetër, gjatë të cilit do të negociohet për çështje të karakterit tekniko-ligjor, çështje të sigurisë dhe të burimeve financiare dhe njerëzore. Pas përfundimit të negociatave dhe konsultimeve do të aprovohet një plan masash dhe veprimesh me afate të përcaktuara qartë, të domosdoshme për anëtarësimin me të drejta të plota në Aleancë, të cilat do të përmbushen gjatë kësaj periudhe, deri në pranverën e vitit të ardhshëm", thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Kryeministrisë. Pritet që në samitin e ardhshëm të NATO-s, që zhvillohet në dy qytete, Strasburg të Francës dhe Keln të Gjermanisë, Shqipëria dhe Kroacia të marrin pjesë si anëtare me të drejta të plota të organizatës.