Çarja te PDK, Ujka: Ndoka pa shkollë
Përçarja në Partinë Demokristiane duket se ka hyrë në një pikë ku nuk mund të kthehet më mbrapsht.
Pas votimit të hënën në mbrëmje në Parlament lidhur me ndryshimet kushtetuese dhe deklaratat e ish-kreut të grupit demokristian Pashko Ujka, se grupi duhet të shpërndahet pasi nuk po funksionon më, ky i fundit ka vijuar edhe më tej deklaratat e tij kundër Nard Ndokës. Sipas ish-deputetit të Partisë Aleanca Demokratike, i cili u bashkua rreth një vit më parë me PDK-në e kryetarit Ndoka, kjo forcë politike nuk përfaqëson më elektoratin kristian në Shqipëri, ku edhe Ujka bën pjesë. Madje, ai vazhdon akoma më tej, duke thënë se kryetari i Partisë Demokristiane dhe ministri i Shëndetësisë nuk ka një diplomë të shkollës së mesme. "Llogariteni në dorë të kujt ka rënë Ministria e Shëndetësisë dhe administrata shqiptare. Arsyeja është se njerëzit nuk dyshojnë se zoti Ndoka mund të ketë mbaruar shkollën e lartë, por nuk ka mbaruar të mesmen", u shpreh Ujka dje në një konferencë për shtyp. Në të njëjtën kohë ai është shprehur, se këto ditë janë përshkruar nga lëvizje të shumta brenda demokristianëve, duke lënë të hapur mundësinë e ndonjë lëvizje brenda këtij kampi. Një ditë pasi u shkarkua nga kryetar i grupit të deputetëve të PDK-së, Ujka është shprehur se Ndoka nuk përfaqëson më elektoratin kristian në Shqipëri. "Forcat kristiane nuk kanë përfaqësim dhe po kërkojnë të gjejnë formën e përfaqësimit. Po lëvizet këto ditë dhe do të ketë lëvizje të tjera, në mënyrë që e gjithë lëvizja kristiane shqiptare të pozicionohet dhe të përfaqësohet, meqenëse zotin Ndoka nuk e quajnë më përfaqësues të tyre, por një përfaqësues mediokër", u shpreh më tej Ujka. Ndërkohë, më i moderuar në qëndrimin e tij ka qenë ish-kryetari i PDK-së, Zef Bushati, aktualisht zv.ministër i Integrimit, në bazë të një marrëveshje të kësaj partie me Partinë Demokristiane. Sipas Bushatit, veprimi i dy ditëve më parë i gjashtë deputetëve demokristianë për të shkarkuar Pashko Ujkën nga kryetar grupi dhe për ta zëvendësuar atë me Ndue Shpanin, është i pamenduar mirë. "Nuk më duket aspak i menduar dhe i logjikshëm nga ana e atyre deputetëve, të cilët mendojnë se kanë të drejtën e tyre për të emëruar apo shkarkuar kryetarin e grupit parlamentar demokristian", theksoi Bushati. Madje, ish-kreu i PDK-së deri në momentin që këtë parti e mori Nikollë Lesi, thekson se nëse problemet do të vazhdojnë, do të kërkohen zgjidhje të tjera. "Në qoftë se do të vazhdohet me këto shkarkime në Partinë Demokristiane, normalisht problemet do të thellohen dhe do të kërkohen pastaj zgjidhje të tjera institucionale", thekson më tej Bushati. Ndërkohë, burime pranë këtij grupi në Partinë Demokristiane, bëjnë të ditur për gazetën se në ditët e ardhshme do të ketë lëvizje të tjera, ku nuk përjashtohet mundësia që disa deputetë që, aktualisht, janë pjesë e PDK-së, të bashkohen me Partinë Lidhja Demokristiane e Nikollë Lesit. Një gjë e tillë, sipas të pakënaqurve në PDK, bëhet për shkak se kryetari i demokristianëve po e drejton partinë e tij me një grup të ngushtë njerëzish të afërm të tij, duke mos u dhënë mundësi reale të gjitha shtresave që kanë votuar për PDK-në për t'u përfaqësuar denjësisht. Gjithsesi një gjë e tillë pritet të shikohet në ditët e ardhshme, sikur pritet edhe reagimi i kryetarit të Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i cili ndodhet për një vizitë pune jashtë shtetit.