Godo: Më rajonalë të vegjlit në koalicione
Kryetari i Asamblesë së Partisë Republikane, Sabri Godo, thotë se me sistemin proporcional rajonal të votuar vetëm pak ditë më parë në Kuvend, duhet që partitë e vogla të kërkojnë koalicionet.
Sipas tij, "nuk ka asnjë premtim përveç marrëveshjes që është shkruar. Partitë e dyta me këtë ligj që hyri në fuqi, duhet të kërkojnë koalicione. Është dhënë për koalicionin e djathtë një garanci me shkrim se si do të operohet dhe unë mbetem me shpresë se ajo do të zbatohet". Duke komentuar votimin nga ana e grupit republikan në Kuvend për ndryshimet kushtetuese, Godo thotë se gjërat u bënë shumë shpejt dhe kjo ka ndikuar në mosrakordimin e qëndrimit brenda grupit. "Në Kuvend u vërejt që ka një pjesë të madhe të deputetëve që shkojnë me erën. Nuk ka një qëndrim konstant. Ne duhet ta shikojmë këtë si një rast të veçantë. Duhet të dimë mirë se ç'ndodhi, se në të vërtetë u përshpejtuan punët atje dhe nuk arritën të komunikonin me njëri-tjetrin. Ndonjë deputet më merrte dhe mua në telefon, unë nuk isha në dijeni të negociatave që zhvilloheshin, kështu që u krijua një lloj rrëmuje atje dhe mbi këtë bazë tani duhet të vlerësohet edhe qëndrimi dhe puna e secilit", thekson më tej Godo. Gjatë votimit të së hënës për paketën kushtetuese, ra në sy se disa prej deputetëve republikanë votuan pro këtyre ndryshimeve, ndërkohë që kryetari i PR-së, Mediu, abstenoi, kurse Arian Madhi votoi kundër.