Meta: Do rivendosim republikën parlamentare
"Ajo që ndodhi në Kuvendin e Shqipërisë do të marrë ndëshkimin e merituar dhe do të rivendoset republika parlamentare, ajo që ka kërkuar mbarë populli shqiptar".
Aristir Lumezi
Këtë e deklaroi dje, lideri i LSI, Ilir Meta nga Elbasani, ku ndodhej në një takim të komisionit parlamentar të Integrimit, debat për arsimin dhe mjedisin, ku merrte pjesë edhe ambasadori i OSBE, Bosch. Gjithashtu, kreu i LSI-së tha se, kjo parti do të nisë protestat mbarëpopullore kundër dhunimit të Kushtetutës nga dyshja Rama-Berisha. Meta deklaroi se: "Protestat mbarëpopullore do të jenë kundër dhunimit të Kushtetutës, të ideuar nga Sali-Rama, pasi 115 vota nuk mund të dhunojnë vullnetin e 2 milionë shqiptarëve". Meta theksoi gjithashtu se, protestat do të jenë kundër regjimit berishian dhe puçit Berisha-Rama. Duke folur për atë që ndodhi në parlament, ku dy partitë votuan ndryshimet kushtetuese që nuk prekin vetëm reformën zgjedhore, Meta tha se: "Puçi më i fundit nga Sali Berisha dhe Edi Rama, sfidoi dhunshëm Kushtetutën shqiptare dhe rrezikoi demokracinë në vend". Ndryshimet në kushtetutë që u votuan pak ditë më parë ai i quajti antidemokratike dhe korruptive. "Kjo çfarë kërkon dyshja Berisha- Rama me ndryshimin e Kushtetutës do të marrë një përgjigje mbarëpopullore", tha Meta. Kreu i LSI-së, i cili ka qenë kundër ndryshimeve kushtetuese me vullnetin dhe ngutjen e dy partive kryesore, PS-PD tha se, republika që kërkon të ngrejë Rama dhe Berisha do të mbetet në minorancë. "Ky vend nuk mund të jetë peng i dy apo tre kryetarëve që duan të bëjnë ndryshime, por duhet të jetë një vend, ku të gjithë të ndjehen të barabartë dhe ku çdokush mund të thotë fjalën e tij të lirë. Republika e Sali Ramës është në minoritet dhe kërkoj solidaritetin e të gjithë shqiptarëve për të kundërshtuar përdhosjen e Kushtetutës së vendit", tha Meta. Duke e konsideruar çështjen e legjitimitetit të Kushtetutës, si parësor, Meta tha se: "Tashmë problemi kryesor dhe më i madh që duhet të na shqetësojë e të na merakosë të gjithëve, nuk është më sistemi zgjedhor, por Kushtetuta e Shqipërisë". Ndërkaq LSI ka nisur organizimin e saj në të gjitha qarqet për t'iu përgjigjur sistemit të ri zgjedhor, atij proporcional rajonal. Për këtë qëllim, LSI ka shpërndarë kryesinë e saj në qarqet kryesore të vendit.
Integrimi
Komisioni parlamentar i Integrimit Evropian, i drejtuar nga kryetari këtij komisioni Ilir Meta, së bashku me OSBE-në dhe Lëvizjen Evropiane, organizuan dje në Elbasan Forumin mbi Sfidat e Procesit të Integrimit Evropian. Në këtë forum mori pjesë edhe ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Robert Bosch. Ambasadori i OSBE-së, në fjalën e tij deklaroi se, rezultati i parë pozitiv i takimeve të tilla, është që deputetët kanë mundësi të dalin jashtë Tiranës dhe të diskutojnë me njerëzit për çështjet e integrimit evropian, duke i sjellë shqetësimet e tyre në Kuvend.
Balla: Meta, peng i mllefit anti PS
Deputeti socialist, Taulant Balla reagoi dje ndaj thirrjes për protesta të Ilir Metës dhe grupimit të tij. Në një deklarim për mediat Balla tha se, qëllimi i protestave është posti i kryetarit të LSI-së. "LSI kërkon të zhvillojë protesta vetëm për karrigen e Ilir Metës. Lufta që po bën Meta është vetëm për karrigen e tij, jo për interesat e shqiptarëve". Duke komentuar më tej deklaratat e kreut të LSI-së deputeti socialist tha se: "Mbështetja për Metën është një oksigjen për Berishën, ndërkohë që vetë ai ka mbetur peng i mllefit anti PS".