Topalli zgjidh qesen, drekë me deputetët
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shtroi drekë me deputetët e Komisionit parlamentar të Ligjeve.
Qëllimi i drekës së shtruar për anëtarët e Komisionit parlamentar të Çështjeve Kushtetuese dhe Ligjeve, të ftuar nga kryeparlamentarja, ka qenë festimi për kalimin me sukses të paketës kushtetuese. Ndryshimet kushtetuese u kaluan tri ditë më parë me 115 vota pro. Dreka është shtruar dje në bar restorant "Rojal" dhe kanë qenë të ftuar të gjithë deputetët e majtë dhe të djathë, që janë anëtarë të Komisionit parlamentar të Ligjeve. Dhe pse ftesa ka qenë për të gjithë, një pjesë e mirë e deputetëve kanë munguar në këtë drekë. Të pranishëm kanë qenë Besnik Dervishi, Bashkim Fino dhe Fatmir Xhafaj të PS-së, dhe demokratët Fatos Beja, Ilir Rusmali, Arenca Trashani, Gali Ramadhi i PR-së dhe Spiro Peçi i PBDNJ-së. Në këtë drekë munguan deputetët që kanë kërkuar që presidenti të zgjidhet nga populli, si demokratët Sali Shehu, Dashnor Sula dhe Pal Dajçi. Sipas burimeve, mësohet se dreka ka zgjatur më shumë se një orë, ku janë shkëmbyer pikëpamje të ndryshme në lidhje me reformën në drejtësi dhe mbi të gjitha atë zgjedhore. Gjithashtu mësohet se Topalli i është drejtuar deputetëve të komisionit, se përpara i presin dy sfida të mëdha, siç janë reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore. Kryeparlamentarja ka kërkuar impenjim maksimal në realizimin e këtyre dy sfidave të mëdha, por mbi të gjitha profesionalizëm. Ndërsa Topalli ka imituar kryesocialistin Rama, i cili disa ditë më parë ftoi socialistët që janë anëtarë të Komisionit të Ligjeve për t'i dhënë një drekë me rastin e kalimit të paketës kushtetuese. Komisioni i Ligjeve kaloi me shpejtësi dje dy marrëveshjet e parashikuara për shqyrtim, për shkak se e priste dreka e paralajmëruar nga kryeparlamentarja. b.h