E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anëtarësimi në PSE, meritë e qeverisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ka deklaruar dje se anëtarësimi i PS-së në Partinë Socialiste Europiane erdhi si rezultat i hapave që ka marrë qeveria në integrimin europian që nga firmosja e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit. Duke folur në një konferencë për shtyp, Strazimiri tha se "Partia Demokratike, shpreh vlerësimin e saj për marrjen zyrtarisht të "Statusit të Anëtarit të Asociuar" në Partinë Socialiste Europiane, nga Partia Socialiste e Shqipërisë. E vlerësojmë këtë, si një zhvillim pozitiv që vjen automatikisht si rezultat i faktit, që Shqipëria ka firmosur dhe ratifikuar nga të 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian, Marrëveshjen e Asocim-Stabilizimit, çka përbën një kusht "sine qua non" për një parti, për të marrë statusin e anëtarit të asociuar". Strazimiri i kërkoi kreut të PS-së, Edi Rama, të kërkojë ndjesë për protestat e deputetëve socialistë me bilbila në Parlament në vitin 2006.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›