E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputetët e PD-së, në radhë për të sulmuar PS-në

Parlamenti dje ka miratuar dy ligje dhe një marrëveshje ndërshtetërore, ndërkohë që në diskutimet e lira, parlamentarët e mazhorancës i janë "sulur" sërish opozitës, e në veçanti kreut të saj, Edi Rama. Kanë diskutuar shumë deputetë, por më i ashpri ka qenë deputeti Edi Paloka, i cili i ka cilësuar si "zagarë me mandate" deputetët e Partisë Socialiste që kanë kundërshtuar prishjen e një pallati në qendër të qytetit nga ana e policisë ndërtimore. Në seancën e djeshme, është miratuar ligji për pensionet vullnetare në ndërmarrjet private, marrëveshja ndërkufitare me qeverinë e Malit të Zi, si dhe ligji për marrëveshjet penale ndërkombëtare. Gjithashtu është miratuar komisioni ndërparlamentar për marrëdhëniet me Parlamentin Europian, kryetar i së cilit është deputeti i PD-së, Viktor Gumi, ndërsa nënkryetari i është lënë opozitës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›