E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mëhilli: Rama, një antidhjetorist

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli, ka akuzuar kreun e PS-së, për qëndrim jokorrekt ndaj mitingut të mazhorancës. Në një konferencë për shtyp, Mëhilli tha se "Partia Demokratike dënon këtë qëndrim unik në Europë të Edi Ramës dhe grupit të pinjollëve të tjerë të bllokut". Deklarojmë, vijoi ajo, se në themel të bojkotit të Parlamentit, mohimit të vullnetit të lirë të qytetarëve dhe të bojkotit dhe denoncimit të 8 dhjetorit si antimiting nga Edvin Kristaq Rama dhe grupi punisto-mafioz në krye të Partisë Socialiste qëndrojnë mbrojtja dhe krenaria e pinjollëve të bllokut për krimet e shëmtuara të etërve të tyre. "Qëndrojnë firmat e Kristaq Ramës për ekzekutimin dhe varjen e disidentëve dhe qytetarëve të pafajshëm edhe në vitin e rënies së murit të Berlinit qëndrojnë firmat e Xhelil Gjonit dhe Sul Bushatit dhe ish-bllokmenëve të tjerë, për internimin, burgosjen e fëmijëve, grave, burrave të pafajshëm në rrethet ku ata kanë drejtuar", theksoi Mëhilli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›