E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhufi: Ligji për ASH-në, diskriminues

Kryetari i grupit parlamentar LSI-PDS, Pëllumb Xhufi, u shpreh dje kundër ndryshimit për ligjin e Akademisë së Shkencave. Xhufi deklaroi në Kuvend se ndryshimi në fjalë është në kundërshtim me vetë frymën e ligjit. “Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë dhe nuk është diskriminues. Ky projektligj ose ky amendim fut elementin e diskriminimit, për sa kohë që në Asamblenë e Akademisë së Shkencave, do të lejohet, këtej e tutje, të futen edhe individë, persona të cilat nuk kanë atributet e kërkuara nga vetë ligji. Këtu diskriminon në radhë të parë me dhjetëra e qindra shkencëtarë e studiues shqiptarë, që posedojnë të gjithë titujt e të gjithë atributet për të qenë anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe krijohen kushtet për persona të tjerë, që mjafton të kenë gradën e Doktorit të Shkencave apo PHD, të cilët punojnë edhe në institucionet shkencore jashtë shtetit”, - tha Xhufi. Njëkohësisht, Xhufi tha se ky ligj është diskriminues dhe ndaj të huajve, sepse shkencëtarëve të huaj, u jep mundësinë vetëm të jenë anëtarë korrespondentë të Akademisë së Shkencave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›