Tenton të vjedhë pronarin, arrestohet
Autori i Lajmit: red.
Punëtori tenton të grabisë pronarin, përfundon në pranga. Ngjarja ka ndodhur në dje në qytetin e Durrësit. Burimet zyrtare nga policia e qytetit bregdetar bënë të ditur se pranë policisë është bërë kallëzim mbi një tentativë vjedhjeje me dhunë të një greku, pronar i firmës “Teknometal sh.p.k.”, në Sukth Durrës. Rasti është hetuar nga sektori i Krimeve Kundër Pronës, për të krijuar një klimë sa më të sigurt për biznesin dhe investitorët vendas e të huaj. Sipas të njëjtave burime, mësohet se për këtë arsye brenda ditës është bërë e mundur që të identifikohet autori i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre që është shtetasi Ibrahim Zeza, 37 vjeç, lindur në fshatin Rrubjekë, Durrës, e banues në Tiranë. Burimet nga blutë e Durrësit bëjnë të ditur se ky person dyshohet se rreth orës 09.00 të mëngjesit, në Sukth, tek firma “Teknometal sh.p.k.”, ka tentuar t i vjedhë me dhunë një çantë dore, ku kishte 15 mijë lekë si dhe sende të tjera personale të P.P., 49 vjeç, lindur e banues në Greqi. Pas identifikimit, gjatë ditës së djeshme, u bë e mundur kapja e Ibrahim Zezës, në qytetin e Tiranës.
Ky lajm është publikuar: 16/10/2008