Rama-Berishës: “Ska debat, nëse nuk hap kutitë”
Autori i Lajmit: Redaksia
Kreu i opozitës, Edi Rama, i është kundërpërgjigjur dje kërkesës së Kryeministrit për një debat televiziv. Sipas Ramës, debati mes tij dhe Berishës do të ndodhë vetëm kur ky i fundit do të hapë kutitë. Ai bëri me dije se do të jetë gati të përballet me një debat me kundërshtarin politik, Sali Berisha, sapo ky i fundit të hapë kutitë. “Sapo Sali Berisha të hapë kutitë, atëherë do të pranoj të debatoj me Berishën. Vetëm atëherë do të jem gati të pranoj një debat, ku të dojë dhe si të dojë Sali Berisha”,- ka pohuar kreu i PS-së, Rama. Ai shtoi se nuk mund të ketë përballje me pushtetin e grabitur për sa kohë mbahet e mbyllur, siç tha Rama, “e drejta e popullit”.
Deklarata
Kreu i opozitës ka kritikuar dje vendimin e qeverisë për rritjen e tarifave të shërbimeve gjyqësore, duke thënë se vetëm depozitimi i një padie në gjykatë kushton 12 mijë lekë. "Këto dhe shumë probleme të tjera janë arsye që të jemi bashkë në protestën e madhe të 30 prillit, për të kërkuar hapjen e kutive të zgjedhjeve të grabitura dhe për të ndalur rrënimin ekonomik",- tha Rama para medias në një konferencë mbajtur në selinë e Partisë Socialiste në Tiranë. Në këtë mënyrë i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve Edi Rama pas ftesës që i bëri dje kryeministri Sali Berisha që mes tyre të mund të zhvillohet një debat, ku të diskutohet gjerësisht për çështje të ndryshme. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse në Forumin për Median, moderuar nga drejtori i “La Gazzetta del Mezzogiorno, Karlo Bolino, ku kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha, i ka komunikuar Ramës, (i pranishëm në Forum) që akuzat politike nuk duhet të jenë pjesë e këtij forumi, por pjesë e një debati televiziv.
Debati
"Unë mendoj që këto çështje nuk duhen të jenë pjesë e forumeve të tilla. Jam i gatshëm të përballem me ty për çdo çështje, pasi respekti im për opozitën është i palëkundur”, – deklaroi Berisha. Por dje, Rama, pasi komentoi dhe një herë për krizën që, sipas tij, ka pushtuar jo vetëm politikisht, por edhe ekonomikisht vendin, theksoi se “Berisha është sfiduar prej 10 muajsh që të hapë kutitë që mban mbyllur” dhe se ai vetë do përballonte një debat, vetëm kur të realizohet kërkesa e palëkundur e PS për hapjen e kutive të votimit të 28 Qershorit 2009. Rama dhe në daljen e radhës në konferencë për shtyp i bëri thirrje popullit të marrë pjesë në protestat e opozitës më 30 prill.
Ky lajm është publikuar: 25/04/2010