E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anëtarët e KQZ-së betohen në Kuvend

06/02/2009  Konstituimi

Anëtarët e zgjedhur të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve zhvilluan dje betimin gjatë seancës parlamentare, duke marrë në këtë mënyrë kompetencat e plota ligjore për detyrën që do të kryejnë. Ndërkohë KQZ-ja pritet të zgjedhë sot nënkryetarin e institucionit, i cili pritet të jetë një ndër anëtarët e propozuar nga Partia Socialiste. Anëtarët e rinj të KQZ-së u votuan pak ditë më parë nga Kuvendi, ku dy partitë e mëdha: PD-ja dhe PS-ja, kanë nga dy anëtarë secila, ndërsa PSD-ja dhe PR-ja kanë nga një anëtar. Kryetar i KQZ-së u zgjodh Arben Ristani, propozim i bërë nga grupi parlamentar i PD-së. Ndërkohë kreu i PDK-së Anton Gurakuqi përmes një deklarate për mediet përshëndeti konfigurimin zyrtarisht nga Kuvendi të KQZ-së në koherencë të plotë me përcaktimet e Kodit të ri Zgjedhor. “PDK-ja shpreh bindjen se institucioni qendror i administrimit të zgjedhjeve në vend do të jetë garant i vullnetit politik të qytetarëve shqiptarë për t’i dhënë një shtysë pozitive integrimit të vendit në BE”, - tha Gurakuqi, që shtoi se ngritja e KQZ-së shënon një angazhim të ri për administrimin e votës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›