E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-ja kritika të ashpra për qeverinë “Berisha”

06/02/2009  Bujqësia dhe Policia e Shtetit

Partia Socialiste u shpreh e shqetësuar lidhur me qëndrimet e qeverisë “Berisha” mbi Policinë e Shtetit dhe në sektorin e bujqësisë. Deputeti socialist Piro Lutaj, duke u ndalur në e funksionimin e strukturave të Policisë Shtetit, u shpreh se “po bëhet e qartë se drejtuesit e Ministrisë së Brendshme dhe ata të Policisë së Shtetit kanë lënë mënjanë objektin e punës së tyre dhe po merren me krijimin e një infrastrukture policore, politikisht të motivuar në funksion të zgjedhjeve të vitit 2009”. Sipas tij, në krye të komisariateve të policisë dhe disa drejtorive të policisë në qarqe po vendosen njerëz me sfond të theksuar politik, ish-anëtarë të komisioneve zgjedhore të PD-së dhe njerëz me precedent penal, aktualisht në procese gjyqësore dhe të akuzuar për vepra të ndryshme. Një deklaratë e tillë u hodh poshtë nga Ministria e Brendshme, e cila i cilësoi si të pavërteta qëndrimet e PS-së. Ndërkohë nënsekretari për programin e PS-së Ervin Bushati u shpreh se sektori i bujqësisë në vend shfaqet i çoroditur nga projektet e braktisura qeveritare. “Pa pritur asnjë rezultat, pa dhënë asnjë llogari për projektet e dështuar të vreshtarisë dhe të pemëtarisë, që gjatë dy vjetve të kaluar u cilësuan si prioritete nga qeveria, tashmë gjendemi përballë prioritetit të radhës, siç doli ulliri”, - tha Bushati.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›