E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kush preket nga ligji i dosjeve, të dorëhiqet”

06/02/2009  Deputeti Starova i PBLD-së kërkon mbështetjen e opozitës

Deputeti i Partisë Bashkimi Liberal Demokrat Arian Starova u ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë të dorëhiqen nga postet e tyre, nëse preken nga ligji për lustracionin. Madje, ai u bëri ftesë edhe kolegëve të tij opozitarë t’i bashkohen kësaj thirrjeje. “Nëse opozita do të ishte mbështetëse e këtij ligji, ashtu siç dha konsensusin e për Kodin Zgjedhor, atëherë nuk do të kishte nevojë për këtë debat të gjatë. Por ajo ka treguar se nuk ka vullnet për të zbatuar këtë ligj për shkak të interesave të saj klanore dhe politike”, - theksoi Starova gjatë fjalës së tij në seancën e djeshme parlamentare në kohën e diskutimeve të lira. Duke theksuar domosdoshmërinë e ofrimit të konsensusit edhe të opozitës për këtë çështje, Starova u përpoq të krijonte një paralelizëm mes kontestimeve për antikushtetutshmërinë e ligjit dhe periudhës në fund të diktaturës. “Thelbi i diskutimeve të tanishme është gjoja një përplasje me Kushtetutën. Po ta krahasojmë këtë me lëvizjen studentore në përpjekje për t’i dhënë fund diktaturës, lëvizje e cila gjithashtu ishte në kundërshtim me Kushtetutën e atyre viteve”, - vijoi Starova. Ligji i dosjeve ka një javë që ka hyrë në fuqi dhe menjëherë ai u ankimua në Gjykatën Kushtetuese nga opozita. Ai gjithashtu ka pasur kritikat ë gjithanshme nga të gjithë organizmat ndërkombëtarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›