Buxheti i Tiranës ndez Kuvendin
06/02/2009 Mazhoranca e shikon kreun e PS-së si një kërcënim për standardet e zgjedhjeve. Opozita: Kërkoni falje
Meta: Ndoshta i kanë dalë 29, sepse ka pasur parasysh dhe dy breshkat që mban në zyrë
Mazhoranca dhe opozita janë përfshirë në debate gjatë seancës parlamentare lidhur me mënyrën se si u procedua gjatë votimit të projektbuxhetit të Bashkisë së Tiranës në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak. Me argumente dhe kundërargumente përfaqësuesit e të dy partive të mëdha e kanë përdorur këtë çështje për t’i kujtuar kundërshtarit se e kanë pushtuar ethet e humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, e ka cilësuar kryetarin e PS-së një kërcënim për standardet e zgjedhjeve të 28 qershorit, referuar sjelljes së kryebashkiakut gjatë procesit të votimit.
Mazhoranca
“Ju votoni, unë numëroj”, - ky është koncepti stalinist që kryetari i opozitës ka për votën. Dhe ne që po kërkojmë të shkojmë drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, drejt zgjedhjeve me standarde, duhet ta shikojmë atë si një kërcënim për këto standarde”, - ka theksuar Patozi. Ai shprehu shqetësim edhe për mënyrën që kreu i selisë rozë kërkon votën e anëtarëve të këshillit bashkiak. “Për fat të keq, kjo votë po kërkohet me kulaç dhe me kërbaç, me joshje dhe me dhunë. Ky është një problem shumë i rëndë, pasi është një votë që po kërkohet me blerje dhe me shantazh. Unë nuk dua të merrem as me integritetin moral dhe as me integritetin politik të atyre personave që thuhet se i kanë dhënë votën pro buxhetit të Edi Ramës, pasi ky është një problem që nuk i takon Parlamentit. Problem është që kryetari i Bashkisë së Tiranës ka konceptin se vota ose blihet, ose merret nën presion”, - vijoi Patozi. Sipas tij, 28 qershori do t’u japë fund të teknikave dhe dilemave të Ramës, pasi ai do të humbë edhe “kështjellën”, edhe Parlamentin. Të njëjtin koment ka bërë për këtë çështje edhe kryeparlamentarja Topalli, e cila e ka cilësuar një turp të madh sjelljen e kryetarit Rama në mbledhjen e së martës.
Opozita
Ndërsa kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Valentina Leskaj është shprehur e zhgënjyer nga qëndrim i kundërshtarëve të saj politikë rreth kësaj çështjeje. “Unë prisja sot reflektim, kërkesë faljeje për atë sjellje të padenjë dhe pa etikë, apo kërcënimi që zëvendësministri i Brendshëm adresoi ndaj kryetarit të Bashkisë. Por përgjigjen do t’ua japin qytetarët më 28 qershor. Jeni të humbur dhe nuk besoj se do ta fitoni me presione”, - theksoi ajo. Sipas përfaqësueses së lartë të selisë rozë, mazhoranca është e shqetësuar për numërimin mbrapsht të ditëve deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Ky s’është faji i opozitës, por është destinacioni juaj. Nuk e kuptoj se si mazhoranca mund të mërzitet si votohet buxheti i bashkisë, i cili nuk është i kryetarit, por i qytetarëve të Tiranës”, - tha ajo. Ndërkohë kryetari i LSI-së Ilir Meta ka përdorur ironinë në trajtimin e kësaj çështjeje në daljen e tij në një konferencë për shtyp. Sipas tij, fakti që Rama ka numëruar deri në 29, nuk është detyrë e askujt, por është detyra e kryetarit të këshillit dhe sekretarisë që ta administrojë këtë proces, sikurse përcakton ligji. “Por ndoshta i kanë dalë 29, sepse ka pasur parasysh dhe dy breshkat që mban në zyrën e tij. Kjo përsëri nuk është shumë për t’u shqetësuar, sepse ato nuk janë votuar nga qytetarët e Tiranës dhe nuk janë pjesë e këshillit. Megjithatë, kjo është një çështje që i takon kryetarit të këshillit të Bashkisë dhe atyre që përgjigjen nga ligji për këtë çështje”, - përfundoi Meta.
Batutat
Patozi - Ia dimë hallin e kryetarit të opozitës, edhe dilemën halmetiane “të mos e lë bashkinë apo ta lë bashkinë”, “të fus emrin në listë apo jo”, e cila do të mbyllet me qëndrimin në kështjellën e bashkisë si Vrana Konti.
Topalli - ǒka ndodhur? (Nuk funksionojnë 6 aparate votimit.)
Braçe - U kanë rënë bateritë.
Topalli - Ah, ju (opozitës) jeni pa bateri!
Braçe - Jozefina, do të na karikosh?
Ilir Meta (LSI)
“Kanë qenë 29 vota, 28 vota, kanë qenë 26 apo sa kanë qenë, kjo ishte diçka që duhej të verifikohej atje në sallë dhe jo të zgjidhej duke prishur votimin e duke u larguar nga mbledhja, sepse nuk është serioze. Por ndoshta i kanë dalë 29, sepse ka pasur parasysh dhe 2 breshkat që mban në zyrën e tij. Por kjo përsëri nuk është shumë për t’u shqetësuar, sepse ato nuk janë votuar nga qytetarët e Tiranës dhe nuk janë pjesë e këshillit.”
Valentina Leskaj (PS)
“Ne e kuptojmë se mazhoranca është e shqetësuar për numërimin mbrapsht të ditëve. Ky s’është faji i opozitës, por është destinacioni juaj. Nuk e kuptoj se si mazhoranca mund të mërzitet si votohet buxheti i bashkisë, i cili nuk është as i kryetarit të bashkisë dhe as i këshilltarëve të tij, por i qytetarëve të Tiranës. Por përgjigjen do t’ua japin qytetarët më 28 qershor. Jeni të humbur dhe nuk besoj se do ta fitoni me presione.”
Jozefina Topalli (PD)
“Nuk kemi parë kurrë ndonjëherë që votat t’i numërojë kryetari i Parlamentit. Ajo sjellje që ka ndodhur atë ditë është një turp i madh, është nocioni që kryetari i bashkisë ka për votën, nocion stalinist, diktatorial. Nëse ai do të vijë në Parlament, do të ketë mundësi të shohë se si do të numërohen votat e buxhetit të pestë të PD-së. S’ka unë votoj, unë numëroj. Pse Edi Rama do të numërojë votat e shqiptarëve në 28 qershor? Harrojeni, harrojeni!”