Metalla: Projekti nuk është krijuar mbi interesa klienteliste
06/02/2009 Mazhorancë-opozitë debate për bregdetin e Jalës
Debati mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me çështjen e bregdetit të Jalës është rikthyer në vëmendjen e opinionit publik gjatë seancës së djeshme parlamentare për shkak të sulmit nga opozita dhe mbrojtjes nga mazhoranca të projektit që ka marrë përsipër të ndërtojë në këtë pjesë një qendër turistike. Ndërsa deputeti i PD-së Osman Metalla tha se projekti që ka marrë përsipër të ndërtojë këtë qendër nuk është krijuar mbi interesa klienteliste, të kundërtën e kësaj ka theksuar deputeti i PS-së Taulant Balla. Ai akuzoi për korrupsion familjen e Kryeministrit Berisha. “Me urdhër të dhëndrit të Kryeministrit, Jamarbër Malltezit, u prishën me dhjetëra shtëpi ekzistuese, shumë 300-vjeçare, për të favorizuar biznesmenët në krah të Kryeministrit. Por kur e pyetën për këtë, dhëndri i Kryeministrit gënjeu. Ai tha se nuk ishin prishur në emër të tij. Pra, siç e shihni, të dashur kolegë deputetë këtu ka korrupsion”, - theksoi Balla. Lidhur me raportin e Bankës Botërore ai tha se raportet e këtij institucioni janë pezulluar vetëm dy herë gjatë historisë së pluralizmit shqiptar: një herë në kohën e piramidave dhe një herë tani. Në mbrojtje të qeverisë në këtë debat referoi deputeti Metalla, i cili i hoqi përgjegjësinë e pushtetit qendror për t’ia kaluar atë vendorit. “Nuk është pushteti qendror ai që përcakton se ku duhet ndërtuar, por është pushteti vendor. Së dyti, mund t’ju them me siguri se projekti për bregdetin e Jalës nuk është krijuar mbi interesa klienteliste, por me qëllim që të mos përsëriten historitë e hidhura të bregdetit shqiptar”, -theksoi deputeti i PD-së. Në seancën e fundit parlamentare ky debat u zhvillua mes socialistit Erion Braçe dhe ministrit të Transportit Sokol Olldashi.