E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anëtarët e KZAZ-ve, partitë vonojnë emrat

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, u bëri thirrje dje partive politike që kanë të drejtë të kenë anëtarë në KZAZ, të dorëzojnë sa më parë listën e emrave. Kreu i KQZ-së tha se nuk mund të nisë puna e komisioneve zonale nëse nuk vijnë propozimet për anëtarë të partive politike. Kreu i KQZ-së shtoi se partitë po bllokojnë procesin, pasi janë shkelur afatet ligjore. Propozimet duhet të ishin dorëzuar sipas afatit ligjor brenda 13 marsit, por disa parti politike ende nuk i kanë dorëzuar emrat për përbërjen e këtyre komisioneve. "Pa konstituimin e komisioneve zonale nuk nis puna", tha kreu i KQZ-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›