E Diel, 1 Nëntor 2026

Rehn: Kryeni reformat, pastaj hyni në BE

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oli Rehn, ka bërë me dije dje në një konferencë për shtyp se vendet e Ballkanit perëndimor janë të mirëpritura të jenë pjesë e Bashkimit Evropian, por duhet të kryejnë më parë reformat. "Vendet e Ballkanit perëndimor duhet të jenë pjesë e BE-së. Kushti i vetëm janë reformat", tha Rehn. Kryekomisioneri Rehn kërkoi gjithashtu që Shqipëria të tregohet e kujdesshme në kryerjen e reformave. "Ju lutem, merrini kushtet e Bashkimit Evropian seriozisht, në mënyrë që të shikoni më pas hapat e tjerë", theksoi Rehn. Pala shqiptare, nga ana tjetër, është e bindur për të bërë aplikimin për statusin e vendit kandidat të BE-së gjatë presidencës çeke, çka përkthehet ndryshe se qeveria shqiptare do të dorëzojë kërkesën përpara zgjedhjeve të 28 qershorit, duke e përdorur këtë si vegël të fushatës elektorale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›