E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi në NATO, maratonë me fëmijët

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka gjetur një mënyrë ndryshe për të mbyllur maratonën e Shqipërisë për anëtarësim në NATO. E mbështetur nga fëmijët e shkollave të kryeqytetit, ajo ka iniciuar dje një aktivitet me sloganin "Unë në NATO", vetëm dhjetë ditë para anëtarësimit me të drejta të plota në Samitin e Strasburg-Kehl. Pas kësaj maratone, Topalli ka theksuar se "u quajt maratona ‘Unë në NATO‘, sepse secili prej jush, brenda dhjetë ditëve, do të jetë në NATO". Kryetarja e Kuvendit u shpreh ndër të tjera se maratona me këtë slogan është maratona që shqiptarët gjatë viteve kanë realizuar dhe kanë dalë kampionë".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›