E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, kur lejohet ndërhyrja e komandove

Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Brendshme janë dy strukturat qeveritare që kanë të drejtë të urdhërojnë ndërhyrjen e forcave komando dhe ato të ushtrisë për të mbrojtur objektet e rëndësisë së veçantë gjatë periudhës së zgjedhjeve. Sipas vendimit të djeshëm të KQZ-së, dy ministritë duhet të paralajmërojnë KQZ-në 5 ditë para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, kur bëhet fjalë për raste të planifikuara, ndërsa është e detyruar të informojë dhe dërgojë direkt urdhrin në KQZ, nëse ndodh për raste të veçanta. Fillimisht, anëtarja e PS-së në KQZ, Dëshira Subashi, e mbështetur dhe nga përfaqësuesi ligjor i kësaj partie, Genc Gjonçaj, kërkoi që afati të ishte dhjetë ditë para hyrjes në fuqi të vendimit, por më pas, me konsensus, palët ranë dakord për pesë ditë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›