Gjinushi : Berisha, shkaktar i krizës së vendit
Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, e konsideroi Kryeministrin Berisha si shkaktarin kryesor të krizës së gjithanshme që po kalon vendi. Gjinushi e akuzoi Berishën si një njeri të inkriminuar, që nuk mund të merret vesh me asnjë lloj Presidenti, me asnjë lloj kryetari të Kontrollit të Lartë të Shtetit, me asnjë Prokuror të Përgjithshëm, sepse e vetmja gjë që kërkon Berisha është të mbrojë korrupsionin e tij. "Kjo që po kalojmë është një krizë që ka filluar në vitin 2005, me rikthimin e Sali Berishës në pushtet, dhe me ministrat e tij të inkriminuar që nga ish-ministri i Transporteve e deri tek ish-ministri i Kulturës", tha kreu i PSD-së. Në fjalën e tij, Gjinushi nuk ka lënë pa përmendur edhe liderin e LSI-së, Ilir Meta, që sipas tij është bashkuar me Berishën. "Meta, vijoi Gjinushi, po ndjek taktikën e përçarjes së të majtës".