E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Cana si Benzema, mund të bëjë blofin e radhës”

 

Lorik Cana po ecën në gjurmët e Benzemasë dhe mund të bëjë blofin e dytë të kësaj merkatoje vere në Francë. Sipas “foot.mercato.net”, mesfushori shqiptar, megjithëse u ka dhënë fjalën drejtuesve të Hamburgut, ka shumë mundësi që të transferohet te Liverpuli. “Trajneri i Hamburgut, Bruno Labadia, mund ta pësojë si Fergusoni i Mançesterit – shkruhej në artikullin që i dedikohej Canës. – Edhe Benzema i premtoi trajnerit të Mançesterit se do të transferohej te skuadra angleze, por në fund preferoi të firmoste për Realin e Madridit. Kështu siç po shkojnë gjërat, për më tepër që Kasbi Alonso është fare pranë Realit të Madridit, ka shumë mundësi që Lorik Cana në fund të firmosë për Liverpulin. Mesfushori shqiptar asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të luajtur me skuadrën e Benitezit. Kjo shpjegon edhe pse Cana ende nuk ka vendosur të nënshkruajë për klubin gjerman”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›