Berisha debuton me gol te Arminia, gati kontrata
Besart Berisha e ka nisur me gol aventurën e tij te skuadra e Arminias, ndonëse ende nuk ka nënshkruar zyrtarisht për këtë ekip. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi golin e fitores në takimin miqësor dje kundër Viktoria Pilsen, të cilin Arminia e Bielefeldit e fitoi me rezultatin 1-0. Sulmuesi shqiptar ka shfrytëzuar një rast të mirë në minutën e 34-ët të ndeshjes, duke e dërguar topin në rrjetë. Në fund të takimit, trajneri i skuadrës së Arminias, Tomas Gernstner foli me superlativa për shqiptarin. “Skuadra gëzon një formë të mirë dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur. Berisha? Ai është një sulmues i zoti dhe këtë e tregoi edhe sot. Jam i kënaqur që shënoi dhe shpreson që ai të qëndrojë me ne sezonin e ardhshëm”, ka thënë tekniku i skuadrës gjermane. Berisha në këtë ndeshje u aktivizua deri në minutën e 60-të, më pas u zëvendësua nga Sadik. Sot pritet që ai të firmosë zyrtarisht me Arminian.